Vendoret 2023 përçajnë sërish PD-në, Alibeaj s'ie dakord për 14 majin: Zgjedhjet një orë e më parë! Presidenti më thirri në takim si kryetari në detyrë i PD

TIRANË- Atëherë kur dukej sikur do ishte një konsensus në partitë politike për zgjedhjet vendore të 2023, Partia Demokratike është sërish e përçarë edhe në përcaktimin e një date.

Takimi i kreu të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe deputetit të PD-së, Gazment Bardhi me Presidentin e Republikës  ishte tregues se në selinë blu vijonë të mbeten mosdakordësi. Në një prononcim për mediat, Alibeaj bëri me dije se i ka sugjeruar Presidentit Begaj që zgjedhjet vendore të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndonëse mes palëve (PD-ja e Berishës dhe mazhoranca), Report Tv mësoi se kishte një dakordësi për datën 14 maj, Alibeaj sot u shpreh se për të është e rëndësishme që vullneti i shqiptarëve të shprehet sa më shpejt që të jetë e mundur, duke nënkuptuar se sugjeron datën 14 prill.

Presidenti Barjam Begaj nisi takimet për t’u konsultuar me krerët e grupeve parlamentare.  I pari, herët në mëngjes, në zyrën e kreut të shtetit, mbërriti Oerd Bylykbashi në emër të grupimit të Rithemelimit në Partinë Demokratike.

I pyetur nga mediat se si e priti takimin e Bylykbashit me Begajn dhe se në çfarë posti u thirr, Alibeaj u shpreh se nga Begaj u thirr si kryetari i grupit parlamentar të PD-së.

Ditën e djeshme presidenti nisi konsultimet me krerët e grupeve parlamentare si dhe drejtues të partive politike parlamentare.  I pari, herët në mëngjes, në zyrën e kreut të shtetit, mbërriti  Oerd Bylykbashi në emër të grupimit të Rithemelimit në Partinë Demokratike. Pas tij, në presidencë shkeli ish-kreu i shtetit Ilir Meta, kreu i partisë së Lirisë, që duhet theksuar se nuk ka grup parlamentar, me vetëm 4 deputetë në Kuvend.

Ish-Presidenti Meta foli për mediat pas bisedës me pasardhësin e tij në krye të shtetit dhe tha se data bëhet e parëndësishme kur në thelb fakti që do të ketë zgjedhje ëhstë një lajm shumë i mirë pasi pas bojkotit të opozitës po kthehet pluralizimi në pushtetin vendor.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat  15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e pranverës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Takimi me Begajn për datën e 'vendoreve 2023', Alibeaj: Presidenti më thirri si ushtrues i detyrës së kryetarit të PD-së

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, në takimin me presidentin Begaj për zgjedhjet u shpreh se zgjedhjet vendore 2023 të bëhen një orë e më parë. Për të nuk kishte rëndësi data për aq kohë sa procesi i zgjedhjeve bëhej sa më shpejt.

“Ajo se çfarë i thashë presidentit të republikës është që sa i përket se datës se kur zgjedhjet do të mbahen, i sugjerova që do duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Për një arsye të thjeshtë, se duhet që një orë e më parë do duhet tu japin të drejtën shqiptarëve të votojnë për zgjedhjet. Pa cilësuar një datë fikse qëndrimi ynë është një orë e më parë. Data e zgjedhjeve është një datë ku shprehet vullneti i shqiptarëve. I kërkova dhe diçka tjetër që në momentin kur presidenti do flasë ky mendim mos të bëhet pengesë për reformën territoriale, i kërkova që mund të shprehej në një moment pas datës 1 tetor”, tha Alibeaj

Pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Malokut se në çfarë pozicioni u thirr nga Presidenti, Alibeaj u shpreh se u thirr si ushtrues i detyrës së kryetarit të PD-së 

'Jam thirrur si ushtrues i detyrës i kryetari të PD-së.'- tha Alibeaj 

Ora 18:03
Data e zgjedhjeve vendore, Alibeaj dhe Bardhi takim me presidentin Begaj

 

Kreu i Grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë shkuar në Presidencë ku do të zhvillojnë një takim me presidentin Bajram Begaj për zgjedhjet vendore 2023.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 05/10/2022 23:18

    Nxirrini jasht keto 2 **** burra, turp na myten by,,, mat, kur ka ra politika ne dore te ketyne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane