Partia Socialiste ka filluar përgatitjet për zgjedhjet vendore 2023. Report Tv mëson se nesër socialistët do të mbledhin kryesinë në orën 18:00. Në kryesi pritet që të diskutohet përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie.

Ende nuk është përcaktuar një ditë për zgjedhjet vendore 2023, ndërsa pritet që të mbahen në pranverë, në muajt prill ose maj. PS shkon në këto zgjedhje përballë një opozite e cila është e ndarë në tre fronte, nga njëra anë Partia e Lirisë me në krye Ilir Metën, nga ana tjetër edhe PD e ndarë në dy grupe, ai i Enkelejd Alibeajt dhe ai i Sali Berishës.

Ndonëse të ndarë në tre fronte, nuk kanë munguar thirrjet e deputetëve të opozitës që të dalin bashkë në këto zgjedhje përballë maxhorancës.