TURQI - Skandalet dhe akuzat e 4 muajve të fundit duket se po zhduken pas zhvillimit të zgjedhjeve në Turqi. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan po gëzon rezultatin e partisë së tij 'AKP', e cila dominon zgjedhjet administrative të zhvilluara të dielën e 30 marsit. Në këto zgjedhje, partia e tij ka arritur të marrë 45% të votave.

I vetmi qytet që ka kundërshtuar ka qenë Ankaraja, ndërsa pjesa tjetër e Turqisë ka konfirmuar besimin tek lideri Erdogan, i përfshirë në përgjimet telefonike i akuzuar për korrupsion. 

Opozita e vendit ka denoncuar se ka pasur parregullsi në këto zgjedhje, ndërsa Erdogan pas zgjedhjeve, ka premtuar se `të gjithë tradhëtarët e vendit do ta paguajnë
Ky kërcënim i drejtohet ish aleatit të tij Fetullah Gulen, që sipas Erdogan ka organizuar gjithçka mbi akuzat për korrupsion, në dëm të tij dhe të personaliteteve të qeverisë. 

Ditën e djeshme, pak orë përpara zhvillimit të procesit zgjedhor tensioni ka qenë i lartë në vend, duke u kthyer në dhunë ku pati 8 viktima dhe 18 të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në jug të vendit, ku mbështetësit e dy rivalëve politik u përleshën mes tyre. 4 Autoritetet bënë të ditur se viktimat ishin pjestarë të familjeve të rivalëve politikë.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)