Zgjedhjet, ambasadorja USA: Liderët
politikë përgjegjës për çdo incident
Është kjo deklarata që ka bërë ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare do ta ndjekë me vëmendje të veçantë procesin e balotazhit, që mbahet të dielën.
PRISHTINE- “Liderët politikë të Kosovës do të jenë përgjegjës për incidentet e mundshme gjatë ditës së votimit”. Është kjo deklarata që ka bërë ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson gjatë një interviste televizive ku theksoi se bashkësia ndërkombëtare do ta ndjekë me vëmendje të veçantë procesin e balotazhit, që mbahet të dielën.
Gjatë intervistës për emisionin “Rubikon” të KTV-së, ajo vlerësoi si sukses procesin e 3 nëntorit duke kërkuar që procesi të jetë i njëjtë edhe këtë të djelë.
“Kërcënimet, kanosjet e akuzat e çfarëdo lloji, gjatë fushatës, janë të papranueshme. Kam kërkuar nga udhëheqësit politikë që të flasin me aktivistët e tyre, me njerëzit nëpër terren, sepse fundja bashkësia ndërkombëtare do t’i mbajë partitë politike përgjegjëse për sjelljet e aktivistëve të tyre gjatë zgjedhjeve”, ka thënë ambasadorja.
E pyetur për premtimet milionëshe gjatë fushatës, përfaqësuesja e SHBA-së në Kosovë ka thënë se votuesi duhet ta dijë se këto shuma tejkalojnë totalin e buxhetit aktual të Kosovës. Ajo ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duke thënë se thelbësore është normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve.
Ndërkaq sipas ambasadores, procesi i privatizimit të PTK-së mbetet shumë i rëndësishëm.” Shpresoj që privatizimi i PTK-së të kryhet gjatë dhjetorit. Dështimi i privatizimit do të dërgonte një porosi të ftohtë tek investitorët e huaj”, ka deklaruar Jacobson.
Redaksia online
(er/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4436
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08