Por kjo rritje nuk është e njëtrajtshme, dhe drejtuesit politikë e kandidatët e zonave nuk kanë të njëjtin kontribut në këtë fitore të socialistëve. Shqiptarja.com ka bërë një analizë të votave të PS-së në 12 qarqet e vendit, për të sjellë vërtetësinë e rritjes, por edhe qarqet ku ka ulje.
Berati
Blendi Klosi, si drejtues politik i qarkut të Beratit, ka arritur të shënojë një rritje me 5.5% në këtë qark, duke shtuar 2667 vota krahasuar me vitin 2013. Në këtë zonë zgjedhore, LSI ka marrë 1742 vota më pak, ndërsa rënia më e fortë është ajo e PD-së, plot 2 534 vota më pak.
Dibër
Ilir Beqja si drejtues politik i qarkut Dibër, ka shënuar një ulej të vogël, me 89 vota më pak se në vitin 2013, teksa në këtë zonë, LSI është rritur me 2498 vota, ndërsa PD ka rënë me -8558 të tilla. Në këtë qark, duhet specifikuar rritja e rëndësishme e PDIU-së, e cila mori një mandat me 12,531 vota.
Durrës
Vangjush Dako ka korrur sukses në qarkun Durrës, ku ka marrë 13 065 vota shtesë, ose një rritje me 8.11 %. Në këtë qark, ka një dobësim -9046 vota të PD-së, dhe një rritje me 11,450 vota të LSI-së.
Elbasan
Taulant Balla ka shënuar një humbje të dukshme në qarkun e Elbasanit, si drejtues politik i saj. Në rang qarku, PS ka -2705 vota, ose e thënë në përqindje, rënia është me 1.97. Në këtë qark, PD ka rënë me -13 171 vota, ndërsa LSI është rritur me 5056 të tilla. Në këtë qark, edhe PDIU që mori dy mandate është rritur, duke grumbulluar 29.201 vota.
Fier
Gramoz Ruçi në qarkun Fier, shënon ndër rritjet më të larta për PS-në krahasuar me vitin 2013. PS ka marrë 14 685 vota më shumë, dhe rritja është 6.4 %. Në këtë qark, PD ka rënë me -0.54%, ndërsa LSI ka një rritje të vogël me 0.75%.
Gjirokastër
Bledi Çuçi në qarkun e Gjirokastrës, ka një rritje 1 614 vota, ose e kthyer në përqindje me 7.29 pikë. Në vitin 2013 kjo parti kishte marrë 25.148 vota, ose 42.36%, ndërsa në 25 qershor mori 26.862 vota, pse 50.25 %. Në këtë qark, PD ka shënuar një rritje të lehtë me 0.11%, ndërsa LSI është rritur me 2.09%.
Korçë
Niko Peleshi si drejtues politik i qarkut Korçë, ka marrë -1120 vota krahasuar më vitin 2013, pavarësisht se si përqindje e totalit është rritur me 1.34%. Në këtë zonë zgjedhore, PD ka humbur -5020 vota, ndërsa LSI ka fituar thuajse aq më shumë, 4971 të tilla.
Kukës
Mimi Kodheli në Kukës ka një rritje me 17.44 % të totalit të votave. PS ka marrë në qarkun Kukës 7013 vota më shumë se në vitin 2013, ndërsa PD është dobësuar me -2483 vota. Edhe LSI ka vota më pak se në vitin 2013, -2699 të tilla.
Lezhë
Lindita Nikolla në qarkun e Lezhës ka shënuar një rritje me 3 297 vota krahasuar me vitin 2013, ose e thënë në përqindje, është rritur me 3.97%. Partia Demokratike ka rënë në këtë qark me -3599 vota, ndërsa LSI është rritur me 2 511 të tilla.
Shkodër
Ditmir Bushati në Shkodër ka shënuar një rritje me 2.4% krahasuar me vitin 2013, dhe ka marrë 1315 vota. PD është dobësuar me -4772 vota, ndërsa LSI është rritur me 221 të tilla. Në këtë qark, votat e majta i siguruan edhe një mandat Tom Doshin, vota të cilat më përpara Doshi i bashkonte për Partinë Socialiste.
Tiranë
Saimir Tahiri, në një garë të vështirë dhe me rryma elektorale të larmishme, ka arritur të mbajë lart Partinë Socialiste, madje ta rrisë nivelin e saj me votë. Edhe pse në këtë qark LSI kishte një rritje të konsiderueshme, LIBRA dhe SFIDA luftuan për çdo votë, drejtuesi i PS-së arriti të sigurojë një vlerë të shtuar votash në këtë zonë elektorale.
Si qark, PS ka shtuar 3063 vota, ose 1.03%, ndërsa PD është ulur me -21 987 vota, dhe LSI është shtuar me 20 785 të tilla. Rritja në terma realë për peshën direkte politike të Saimir Tahirit është më e lartë, pavarësisht se zbehja e rritjes është realizuar nga disa bashki që nuk drejtoheshin politikisht nga Tahiri. Vora është një prej bashkive që ka pësuar rënie.
Në këtë zonë të drejtuar nga Sadi Vorpsi, PS ka një lëvizje me -3.73 %, krahasuar me vitin 2013, kur zonën e drejtonte Artan Gaçi. PD ka një rritje të lehtë me 0.33 %, ndërsa rritje të lartë ka LSI-ja, me 20.48 %. Rrogozhina dhe Kavaja, nën përgjegjësinë direkte të Arben Ahmetajt, kanë një ulje të pajustifikuar krahasuar me vitin 2013. Rrogozhina -542 vota, ose -3.81 % më pak për Partinë Socialiste.
Kavaja ka një gropë me -1413 vota krahasuar me vitin 2013, ose -7.67 %. Në këtë mozaik shifrash, bie në sy një rritje shumë e lartë e Partisë Socialiste, në njësi administrative si Krraba. Zona nën përgjegjësi të Xhemal Qefalisë, është rritur me 33.74 vota për Partinë Socialiste. Qefalia ka shënuar rritje dhe në Dajt, ku në KZAZ-në 30, ka marrë rreth 3 000 vota më shumë.
Sa u takon njësive bashkiak, Olta Xhaçka në njësinë administrative numër 3 e ka rritur partinë e saj në zonën ku kandidonte me 6.69 %, krahasuar me vitin 2013, vlera kjo më e lartë e rritjes në të gjithë qytetin. Në njësinë 1 të kryesuar nga Elona Gjebrea PS është rritur me 1.32%, teksa PD ka rënë me -7.14% dhe LSI është rritur me 5.62% të totalit të votave.
Besnik Bare në njësinë 2 ka shënuar një rritje për PS-në, në vlerën 1.27 %, teksa Blerina Gjylameti në njësinë 4, është rritur me 3.4%. Në njësinë 6 në Kombinat, Saimir Tahiri ka shënuar një rritje me 0.48 %, Ervin Bushati në njësinë 8, bastion i PD-së, ka arritur të ndryshojë rezultatin, duke shënuar një rritje 1.29% për PS. Në njësinë 9, Ogerta Manastirliu ka shënuar një rritje për PS-në me vlerë totale 2.88% krahasuar me vitin 2013, ndërsa Fatmir Xhafaj, përgjegjës për njësinë 10, ka shënuar një rritje të konsiderueshme plot 4.17 %.
Njësia 5 e drejtuar nga deputeti Pandeli Majko ka mbledhur 1% më pak vota, se në vitin 2013. Njësia 7 e drejtuar nga kandidatja socialiste, Vasilika Hysi, ka shënuar ulje me 51.61 % të votave, nga 51.82 % të tilla. Në njësinë 11 ku punën e drejtonte Rakip Suli, PS ka marrë 1002 vota më pak, ose 44.91% nga 45.69% të totalit. LSI është rritur me 6.56%, ndërsa PD është dobësuar 5.17%.
Vlorë
Damian Gjiknuri në qarkun e Vlorës ka shënuar një rritje me 3.82% krahasuar me vitin 2013, ose 8 985 vota më shumë. Partia Demokratike është ulur me -0.6 %, ndërsa LSI është rritur me 0.97%. Në këtë qark, partitë në rritje kanë marrë vota nga PDIU dhe PBDNJ, dy parti kundërshtare të cilat u përfshinë në listat e PD-së të dyja njëherësh. Në këto kushte, çamët dhe minoritarët grekë nuk kanë votuar listën e PD-së, por i kanë shpërndarë votat për partitë e tjera.
Deputetët e rinj sipas qarqeve
Qarku Berat, 7 mandate:
PS
1-Blendi Klosi
2-Ermonela Valikaj
3-Adnor Shameti
4-Fadil Nasufi
PD
1-Eduard Halimi
LSI
1-Nasip Naço
2-Gledjon Rehovica
Qarku Dibër, 6 mandate:
PS
1-Ilir Beqaj
2-Almira Xhembulla
PD
1-Dhurata Cupi (Tyli)
2-Xhemal Gjunkshi
PDIU
1-Reme Lala
LSI
1-Përparim Spahiu
Qarku Durrës, 14 mandate:
PS
1-Eglantina Gjermeni
2-Milva Ekonomi
3-Fidel Ylli
4-Ilir Ndraxhi
5-Rolant Xhelilaj
6-Jurgis Çyrbja
7-Rrahman Rraja
8-Klodiana Spahiu
PD
1-Oerd Bylykbashi
2-Fatbardha Kadiu
3-Edi Paloka
4-Florjon Mima
LSI
1-Lefter Koka
2-Nora Malaj
Qarku Elbasan, 14 mandate:
PS
1-Taulant Balla
2-Evis Kushi
3-Arben Kamami
4-Musa Ulqini
5-Anastas Angjeli
6-Luan Duzha
7-Nuri Belba
PD
1-Edmond Spaho
2-Endri Hasa
3-Luciano Boci
PDIU
1-Aqif Rakipi
2-Bujar Muça
LSI
1-Monika Kryemadhi
2-Edmond Haxhinasto
Qarku Fier, 16 mandate:
PS
1-Erion Braçe
2-Adelina Rista
3-Bashkim Fino
4-Ismet Beqiraj
5-Antoneta Dhima
6-Bujar Çela
7-Tatiana Piro(Nurçe)
8-Anduel Xhindi
9-Gramoz Ruçi
10-Xhevit Bushaj
PD
1-Enkelejd Alibeaj
2-Genc Pollo
3-Myslim Murrizi
4-Luan Baci
LSI
1-Petrit Vasili
2-Robert Bitri
Qarku Gjirokastër, 5 mandate:
PS
1-Bledar Çuçi
2-Mirela Kumbaro
3-Flamur Golemi
PD
1-Tritan Shehu
LSI
1-Vangjel Tavo
Qarku Korçë, 11 mandate:
PS
1-Niko Peleshi
2-Eduard Shalsi
3-Elisa Spiropali
4-Ilirian Pendavinji
5-Ilir Xhakolli
6-Edlira Bode
PD
1-Valentina Duka
2-Ervin Salianji
3-Hekuran Hoxhalli
4-Klevis Balliu
LSI
1- Edmond Panariti
Qarku Kukës, 3 mandate
PD
1-Flamur Noka
2-Isuf Celaj
PS
1-Mimi Kodheli
Qarku Lezhë, 7 mandate:
PS
1-Lindita Nikolla
2-Pjerin Ndreu
3-Gjetan Gjetani
PD
1-Aldo Bumçi
2-Lindita Metaliaj
3-Andon Frrokaj
LSI
1- Viktor Tushaj
Qarku Shkodër, 11 mandate:
PD
1-Romeo Gurakuqi
2-Izmira Ulqinaku
3-Lorenc Luka
4-Bardh Spahia
5-Nard Ndoka
PS
1-Ditmir Bushati
2-Paulin Sterkaj
3-Senida Mesi
4-Luan Harusha
PSD
1-Tom Doshi
LSI
1- Agron Çela
Qarku Tiranë, 34 mandate
PS
1-Elona Hoxha/Gjebrea
2-Besnik Baraj
3-Olta Xhaçka
4-Blerina Gjylameti
5-Pandeli Majko
6-Saimir Tahiri
7-Vasilika Hysi
8-Ervin Bushati
9-Ogerta Manastirliu
10-Fatmir Xhafaj
11-Rakip Suli
12-Arben Ahmetaj
13-Xhemal Qefalia
14-Sadri Abazi
15-Ulsi Manja
16-Klotilda Bushka
17-Sadi Vorpsi
18-Arben Servet Pellumbi
PD
1-Lulzim Basha
2-Orjola Pampuri
3-Rudina Hajdari
4-Grida Shqima
5-Albana Vokshi
6-Jorida Tabaku
7-Sali Berisha
8-Halim Kosova
9-Gent Strazimiri
10-Fatmir Mediu
11-Dashamir Shehi
LSI
1-Klajda Gjosha
2-Kejdi Mehmetaj
3-Floida Kërpaçi
4-Endrit Braimllari
5-Luan Rama
Qarku Vlorë, 12 mandate:
PS
1- Damian Gjiknuri
2- Vilma Bello
3- Alket Hyseni
4- Vullnet Sinaj
5- Andrea Marto
6- Edi Rama
7- Edmond Leka
8- Fatmir Velaj
PD
1- Agron Shehaj
2- Nadire Mecorapaj
3- Vangjel Dule
LSI
1-Sezai Rokaj
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com