Zgjedhjet, Basha mënjanon Astrit
Patozin, promovon Grida Dumën

Zgjedhjet, Basha mënjanon Astrit<br />Patozin, promovon Grida Dumën
VLORE - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mesa duket ka zgjedhur një strategji në këtë periudhë zgjedhore. Kreu demokrat ka vendosur të mënjanojë figurat e vjetra brenda së djathtës dhe të promovojë figurat e reja dhe të pakonsumuar brenda forcës politike që ai drejton.

Një gjë e tillë shihet me një optikë të thjeshtë, kur në qytetin e Vlorës në takim me qytetarët delegohet Grida Duma dhe jo deputeti demokrat i zgjedhur në këtë zonë Astrit Patozi. Lideri i selisë blu gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat e theksoj faktin që secili deputet do të jetë në takim me qytetarët në zonën e vet elektorale. Ndërkohë që kjo nuk u konstatua për qytetin e Vlorës, ku Patozi u la në hije dhe stafeta për këtë takim iu dha Grida Dumës.

Ndërkohë që kjo e fundit gjatë takimit me qytetarët është ndalu edhe tek çështja e 21 Janarit, ku sipas saj përgjegjësitë kryesore bien mbi kreun e qeverisë Rama. Ndërsa i cilësoi si të stisur angazhimin e shoqërisë civile. “Ku janë sot ata që i përdori me lot e me lule. Dolën në bulevard, u vranë 4 njerëz për të cilën duhej të mbajnë përgjegjësi. Pse nuk i nxjerrin përgjegjësit”, u shpreh Duma.

Ndërkohë nga Vlora, Partia Demokratike nuk I ka kursyer akuzat ndaj mazhorancës, ku sipas saj në grupin parlamentar të mazhorancës janë rreth 19 persona me precedent penal, ndonëse deri në këto moment nuk ka dhenë emra konkret. Por kjo heshtje për emrat, sipas Dumës, është vetëm çështje kohe. “Ne kemi informaicone që ka njerëz që po bëhen gati për mandatin tjetër, njerëz që vijnë nga malavita”, tha Duma.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave