Pas një pauze gati 3 javore kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur në seli drejtuesit politikë të qarqeve. 

Në fokus të mbledhjes është bilanci periodik që bëjnë demokratët javë pas jave në zonat ku pritshmëritë e tyre janë të larta, apo edhe aty ku hasin problematika. 

Bilanci i mbrëmjes së kësaj të diele vjen 2 javë pasi PD prezantoi kandidatët për deputetë, teksa secili prej tyre ka nisur edhe takimet me elektoratin.

Ky takim vjen tre ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, e cila do të zhvillohet në kushte jo të favorshme për shkak të pandemisë.