Zgjedhjet, Berisha: Propozoj që
mosha e votimit të ulet në 16 vjeç

TIRANE - Kryeministri i vendit Sali Berisha ka kërkuar nga salla e mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që të ulet mosha e votimit nga 18 në 16 vjeç.

“Moskonsiderimi i tyre dëshmon një prapambetje në kohë të edukimit tonë për ta. Kjo është një gjeneratë krejtësisht tjetër, e pakrahasueshme. Kjo është gjeneratë e internetit, i cili i bën ata të dinë më shumë”, tha shefi i qeverisë.

Duke iu drejtuar kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astri Patozit, Berisha tha: “Do t’i bësh ftesë zyrtare Gramoz Ruçit për këtë ndryshim...S’ka asgjë të keqe...mjafton vullneti politik”

Shefi i mazhorancës vuri theksin në mospolitizimin e kësaj çështjeje. “Pa teprira, pa polizime ndaj një akti që e fisnikëron këtë proces...do fitojnë të drejtën e votimit mbi 100 mijë qytetarë të rinj”, tha Berisha.

neni per moshen e votimit

(Neni për moshën e votuesve në Kushtetutën e Shqipërisë)

Për të ndryshuar këtë pikë të nenit të Kushtetutës, kërkohet që të merret votimi me 3/5 në Parlament.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti