Zgjedhjet, Berlini ndëshkon partinë e
Merkelit, surprizë ekstremi i djathtë

Zgjedhjet, Berlini ndëshkon partinë e<br />Merkelit, surprizë ekstremi i djathtë
Partia e kancelarjes gjermane Angela Merkel ka marrë një tjetër goditje nga elektorati, pasi humbi shumë pikë në zgjedhjet e zhvilluara në Berlin.
 
Në zgjedhjet e zhvilluara në kryeqytetin e Gjermanisë ka fituar Partia Socialdemokrate (SPD) kurse partia e Merkel CDU ka dalë e dyta por të dyja këto parti kanë humbur nga 5% krahasuar me zgjedhjet e para katër viteve. 

Me rezultatin e zgjedhjeve të sotme në Berlin, vetëm 18%, CDU e Merkelit në Berlin bie në nivelin e vitit 1990!
 
Koalicioni SPD-CDU nuk e ka më shumicën për qeverisje prandaj kryebashkiakut të Berlinit Michael Müller do t’i duhet të shikojë të krijojë një koalicion me dy parti.
 
Surpriza e zgjedhjeve është që të djathtët ekstremë të AFD-së do të hyjnë në parlamentin e Berlinit me rreth 12% të votave. 
 
Humbja që ka pësuar Merkel në popull vjen si pasojë e politikës së dyerve të hapura për emigrantët nga vendet e luftës.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri