Zgjedhjet, çertifikimi mes
KQZ dhe Kolegjit Zgjedho

Zgjedhjet, çertifikimi mes<br />KQZ dhe Kolegjit Zgjedho
TIRANË – Pas përfundimit të numërimit të votave, ku koalicioni i majtë fitoi mbi atë të djathtë, ngërçi tashmë pritet të kalojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, aty ku duhet që të bëhet certifikimi i zgjedhjeve, në mnëyrë që të njihet dhe ftorja e Aleancën për Shqipërinë Europiane.

Por aktualisht ky institucion prej shumë muajsh përbëhet vetëm nga 4 anëtarë, çfarë nuk bën do të mundur cetrifikimin e tyre, pasi Kodi Zgjedhor e ka të përcaktuar qartë se vendimi për miratimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve duhet të firmoset me shumicë të cilësuar, pra që do të thotë minimalisht 5 anëtarë.

Por që të bëhet e mundur kjo ka vetëm dy mundësi ose certifikimi të bëhet nga Kolegji Zgjedhor ose të bëhet e mundur rikthimi i ish-anëtarëvve të KQZ, të cilët pak muaj më parë dhanë dorëheqjen. Gjithësesi mundësia e rikthimit të tyre dhe certifikimi i zgjedhjeve nga KQZ mund të jetë dhe rruga më e lehtë për tu gjetur.

Kjo pasi burime konfirmojnë se vetëm para dy ditësh është parë të hyjë në ambientet e selisë rozë ish-nënkryetari i KQZ, Denar Biba. I vetmi skenar për certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ mbetet pikërisht ky, që të kthehet njëri prej anëtarëve të larguar, nga të cilët ishin dhe Albana Shtylla si i propozuari nga PBDNJ, Jani Jani.

Nëse nuk ndodh ky variant atëherë do të jetë vetëm Kolegji Zgjedhor, ai që do të certifikojë fitoren e së majtëve. Ende nuk është konfirmuar asgjë nga palët, pasi vetë Kuvendi nuk i ka miratuar kërkesat e dorëheqjes së tre ish-anëarëve të institucionit administrues të zgjedhjeve.

GJIKNURI: ZGJEDHJET I CERTIFIKON KOLEGJI

Sekretari për çështjet elektorale në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri gjatë daljes së parë të tij për mediat pas zgjedhjeve theksoi se do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Ai tha se nuk do të ketë kthim të anëtarëve të zgjedhur nga opozita, në KQZ, por gjithësesi këto janë dy mundësitë që kanë palët për të certifikuar sa më shpejt zgjedhjet.

"KQZ nëse nuk i ka votat e nevojshme, atëherë do të jetë Kolegji ai që do të certifikojë, do të shpërndajë mandatet dhe shkelja ligjore në këtë rast bie mbi maxhorancën e cila në mënyrë të njëanshme, me atë blicin që bëri në parlement, vendosi paligjshmërinë. Parlamenti i ri do t'i japë përgjigje edhe kësaj çështjeje. Nuk mundet të ratifikojmë paligjshmërinë", tha Gjiknuri.

Gjiknuri tha se përgjegjësia për delegjitimimin e institucionit të zgjedhjeve, bie mbi mazhorancën aktuale dhe se PS nuk do të bëhet pjesë e asnjë taktike që ka të bëjë me këtë situatë në KQZ. "PS ka pasur dhe mban një qëndrim parimor sa i përket KQZ-së. Ata që e shbënë KQZ do të mbajnë përgjegjësi deri në fund.

Ne nuk kemi pse bëhemi pjesë e taktikave elektorale"- tha Gjiknuri. Duke komentuar rezultatin brenda koalicionit të majtë, sekretari socialist u shpreh se nuk është e rëndësihme nëse përfitoi LSI nga PS apo anasjelltas, pasi fitorja e 23 qershorit ishte historike për të majtën.

"Koalicioni ka përfituar maksimumin e tij dhe kjo është dhe vlera e gjithë asaj marrëveshjeje shumë të rëndësishme që u nënshkrua përpara zgjedhjeve për të hyrë në një koalicion paraelektoral me LSI. Ky system kërkon koalicione dhe e majta ndërtoi koalicionin më efikas që  ka parë ndonjëherë Shqipëria në këto 20 vite demokraci"- tha Gjiknuri.

Lajmi u perditesua me shkrimin e botuar sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.06.2013)

Redaksia online
(ar.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit