Zgjedhjet dhe dekriminalizimi/ Ambasadori i OSBE-së i shkon në zyrë Kryeprokurorit

Zgjedhjet dhe dekriminalizimi/ Ambasadori i OSBE-së i shkon në zyrë Kryeprokurorit

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela

TIRANE-Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela zhvilloi sot një takim me kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të prokurorit të përgjithshëm në takim u diskutua mbi aspekte të rëndësishme, të tilla si roli i prokurorisë në fazën zgjedhore apo në  procesin e dekriminalizimit si dhe vlerësimin e  kapaciteteve të saj në perspektivën e reformave ligjore në këtë drejtim.

Gjithashtu temë e takimit ishte edhe mbështetja që OSBE ka dhënë dhe po jep për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe projektet në të ardhmen. Në takim, vijon më tej njoftimi u diskutua edhe rreth forcimit të kapaciteteve institucionale përmes rritjes së bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore, objekt i një studimi të kryer nga OSBE. Ky  studim, sipas prokurorisë do të pasohet nga një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim implementimin e masave konkrete në këtë drejtim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike