Zgjedhjet dhe kongresi i dhjetorit 
Rama mbledh grupin organizativ

Zgjedhjet dhe kongresi i dhjetorit <br />Rama mbledh grupin organizativ
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste mblodhi mëngjesin e së hënës grupin organizativ për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.  Burime nga selia rozë e cilësuan takimin e kryeministrit si periodik në funksion të zgjedhjeve të ardhshme në vend, por edhe për kongresin që socialistët pritet të mbajnë në fund të këtij viti.
 
Krahas zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, apo kreut të Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi, në takim ishin të pranishëm edhe kryetarët e bashkive të Tiranës, Durrësit dhe Vlorës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: ‘Gjiri Lalzit’ ka pronarë faktik Berishën dhe Metën, jo firmën Lura

Arben Meçe: ‘Gjiri Lalzit’ ka pronarë faktik Berishën dhe Metën, jo firmën Lura