Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së, Tarran thirrje të rinjve dhe diasporës: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar
Michel Tarran, foto arkive
TIRANE- Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran u shpreh sot se, zgjedhjet e 11 majit janë historike, pasi për herë të parë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote që nuk jetojnë në Shqipëri do të kenë mundësinë të votojnë nga jashtë vendit
Në një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Zgjedhjeve, Tarran risolli në vëmendje rëndësinë e proceseve demokratike, të drejtën themelore për të votuar dhe fuqinë e zërit të qytetarëve në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë.
“Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit do të jenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri, pasi qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend për katër vitet e ardhshme”, nënvizoi ai në një postim në rrjetin social X
Ambasadori u shpreh se, “pjesëmarrja aktive në zgjedhje forcon besimin e publikut në institucionet dhe proceset demokratike, duke siguruar që çdo zë të ketë rëndësi”.
Ai ftoi shtetasit shqiptarë që të kontrollojnë regjistrimin e tyre si zgjedhës.
“Kontrolloni regjistrimin tuaj si zgjedhës në ekstraktin e listës së zgjedhësve pranë Zyrës së Gjendjes Civile të njësisë suaj administrative, në faqen/aplikacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ose nëpërmjet portalit e-Albania”, u shpreh ambasadori.
Tarran nënvizoi se, “këto zgjedhje janë historike edhe për faktin se për herë të parë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote që nuk jetojnë në Shqipëri do të kenë mundësinë të votojnë nga jashtë vendit. Për ta ushtruar si duhet këtë të drejtë dhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë, i inkurajojmë të gjithë votuesit me të drejtë vote jashtë vendit të regjistrohen deri më 4 mars 2025 sipas udhëzimeve të KQZ-së”.
A vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin thelbësor të të rinjve në ndërtimin e një demokracie më të fortë.
“Informohuni, përfshihuni dhe bëjeni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar! Në bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e përkushtuar për mbështetjen e pjesëmarrjes sa më të gjerë të të rinjve në zgjedhje dhe për promovimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës”, tha Tarran në mesazhin e postuar në X
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
82.1%
-
Pak
13.7%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE- Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët në Tiranë: PS është sot në vendin e kohën e duhur, si PD në 1992! Më 11 maj duhet t'i japim Europës mesazh të qartë
21 Mars, 17:51
-
Berisha justifikohet pasi kandidoi për deputet kushëririn e Elvis Roshit: S'është argument se ka lidhje gjaku, s’ka mëkat! Rama po keqpërdor ‘Lul Bravën’
21 Mars, 16:04
-
Diaspora/ Balla në Londër me sipërmarrës shqiptarë: Bisedime me kryeministrin Starmer për emigracionin e ligjshëm, lehtësimin e vizave të punës dhe turistike
21 Mars, 15:38
-
'Koalicioni i PD, i pamoralshëm'/ Analisti Daci: Berisha ka përfshirë subjekte që i cilësonte armiq! Bëhet më i dobët përballë Ramës! Ja strategjia e Bardhit
21 Mars, 15:03
-
Në listën e hapur të socialistëve në qarkun Vlorë, Ardit Bido: Nëse do më kishte ftuar PD nuk do pranoja, s’më lidh asgjë me atë parti, kam kontribut në PS
21 Mars, 14:46
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan fondin rreth 1.3 mln euro për partitë! PS merr pjesën më të madhe, Basha 'përjashtohet'! Ja sa shkojnë për PD e të tjerat
21 Mars, 13:16
-
Specialja i dha leje Thaçit të vizitojë varrin e të atit, deputeti Haliti: Praktikë që është bërë nga gjykata dhe më herët! Asnjëra palë s'i ka numrat për formimin e qeverisë
21 Mars, 12:39
-
‘Gjynah ta hidhni votën në kënetë’, Rama-prindërve demokratë: Mos e çoni dëm por jepjani PS! Jepuni fëmijëve pasaportën evropiane
21 Mars, 11:43
-
PS me ofertë ekonomike për mandatin 4: Dyfishim pensionit minimal, 1000 € paga mesatare! Të ardhurat për frymë mbi 15 mijë €! Plani për taksat dhe investimet
21 Mars, 11:41
-
Rama: Më 11 maj duam rezultat të thellë, zgjedhjet të rëndësishme sa të vitit 1992! Ata duan të shkrijnë SPAK, mos ia jepni votën kënetës
21 Mars, 09:08
-
Rama s’i kursen ironitë: Dashit ia kam gjetur, gjel deti që s’e mban dot këneta, po shkëlqen dhe ka respekt! Po atë ‘kokëderrin’ Shehaj e patë, shkoi te ‘Mar-a-Lago’ dhe s’takoi Trump-in!
21 Mars, 07:22
-
Zgjedhjet/ Rama: PD e 2021 e drejtuar nga Basha më e forta që kam parë, Berisha në krye të 'Estradës së Ballshit'! Këneta nuk rritet më, harroje
20 Mars, 22:58