Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha porosi: Bindni emigrantët të regjistrohen

I vetëdijshëm se Partia Demokratike ka një betejë të vështirë në 11 maj, kreu i PD Sali Berisha kërkoi edhe ndihmën e demokratëve të hershëm për t’u bashkuar në krijimin e një fronti të gjerë përballë Edi Ramës.

“Kemi në dorën tonë fitoren e 11 majit, ne do ta realizojmë atë, por kjo kërkon të bashkohemi me çdo demokrat nga 90 gjer sot. Do të krijojmë frontin më të gjerë, më të fuqishëm, në mënyrë që 11 maji të jetë një fitore plebishitare e mbarë shqiptarëve ndaj këtij regjimi”, tha Berisha.

Me sfidën e votës së diasporës para, Berisha u kërkoi të tijve, që të angazhohen sa më shumë në bindjen e emigrantëve për t’u regjistruar e për të ndihmuar në rotacionin politik.

“Çdo lidhje që keni ta përdorni për ti thënë emigrantëve të regjistrohen, që të firmosin ndryshimin”, vijoi Berisha.

Berisha ka dërguar në diasporë edhe deputetët, të cilët përgjatë këtyre ditëve janë ndarë në disa takime me shqiptarët në disa shtete të Evropës për fushatë me emigrantët.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigrant usa: 19/01/2025 14:18

    to votojme por jo per ty as per mikun tend hajdut Liken e soj e sorollopet tuaj , lame vendin 20 vite perpara sepse ti dhe zagaret e tuaj shkaterruan , vodhen e plackiten per tu pasuruar ti dhe familjet e tuaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Torino me dhjetë futbollistë, ndal 1-1 Fioren në Firenze

VIDEO/ Torino me dhjetë futbollistë, ndal 1-1 Fioren në Firenze