TIRANE-  Pak orë përpara se Kuvendi të rifillonte punimet, një marrëveshje mes socialistëve dhe demokratëve lulëzoi në zyrën e kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Damian Gjiknuri në emër të Ramës dhe Oerd Bylykbashi në emër të Berishës i dhanë dritën jeshile tre ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor dhe një rregullimi që do ta bëjë qeveria.

Pakti kënaq të dyja palët, duke plotësuar kërkesa e shqetësime të tyre si dhe ndihmon KQZ-në, të përshpejtojë punën me votën e diasporës. Në emër të procesit, propozimet ligjore u dërguan në Kuvend nga Komisioneri Celibashi, për 3 çështje.

"Na jep mundësinë të tenderojmë edhe kthimin. Afrohen 10 ditë afatet për të prodhuar fletën e votimit", tha Celibashi. 

Pjesa e tretë e marrëveshjes, plotëson një kërkesë të opozitës, që është numërimi i votave nga diaspora po nga komisionerë politikë, kur ligji aktual lejonte numërimin e tyre nga KQZ.

KQZ i kërkoi edhe qeverisë të lejohet votimi si brenda dhe jashtë vendit për ata persona që ju kanë skaduar dokumentet, edhe kjo një kërkesë e opozitës.   

 Vlefshmëria e kartave të skaduara ID pritet të zgjidhet nga qeveria me akt normativ pasi nuk realizohet me kod zgjedhor.

KQZ raporton se mbi 9 mijë votues nga jashtë janë refuzuar edhe pse kanë aplikuar disa herë, pasi nuk kanë provuar si duhet adresën e qëndrimit. Ky është gabimi më i shpeshtë i bërë nga zgjedhësit në Itali, që fotografojnë faqen e parë të dokumentit identifikues italian, dhe jo faqen e dytë, që përmban edhe adresën.

Pse emigrantët nga Italia gabojnë në regjistrim?

Deri tani janë 18 mijë zgjedhës të regjistruar nga jashtë. Ndërkohë janë 42 mijë janë kërkesa ku përfshihen edhe kërkesat e përsëtitura. Deri tani 10 426 janë kërkesa të refuzuar.  

Celibashi zbuloi dhe disa problematika me të cilat po përballet regjistrimi. 90% e emigrantëve nga Italia janë refuzuar.  Emigrantët gabojnë më shumë tek dokumenti i adresës. Dokumenti i identiteti është fotografuar nga faqja që nuk ka adresën. Ndërkohë që dokumenti që ngarkojnë duhet të ketë adresën që deklarojnë me të. Dhe të kenë edhe emrin e zgjedhësit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:16
Regjistrimi për votën e diasporës, ja ku po gabojnë shqiptarët e Italisë

1737367273_kqzvotimi.jpg
 

Foto: Regjistrimi i gabuar dhe si duhet të bëhet regjistrimi i saktë 

Kreu i KQZ-së zbuloi se deri tani janë 18 mijë zgjedhës të regjistruar nga jashtë. Ndërkohë janë 42 mijë janë kërkesa ku përfshihen edhe kërkesat e përsëtitura. Deri tani 10 426 janë kërkesa të refuzuar.  

Celibashi zbuloi dhe disa problematika me të cilat po përballet regjistrimi.

90% e emigrantëve nga Italia janë refuzuar.  Emigrantët gabojnë më shumë tek dokumenti i adresës. Dokumenti i identiteti është fotografuar nga faqja që nuk ka adresën

Ndërkohë që dokumenti që ngarkojnë duhet të ketë adresën që deklarojnë me të. Dhe të kenë edhe emrin e zgjedhësit.