Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë

Tirane-  10 ditë përpara se zyrtarisht të hapet regjistrimi që emigrantët të votojnë nga jashtë vendit, shoqatat e diasporës ngrenë shqetësimin se shumë prej shqiptarëve nuk do të mundin të votojnë, sepse pasaportat ose kartat e tyre të identitetit kanë skaduar.

Florian Haçkaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë bën thirrje që qeveria të ndërhyjë, për të shtyrë vlefshmërinë e tyre në mënyrë që të lejohet votimi me postë përmes tyre.

"Sepse mundësitë kohore deri në 11 maj kur do të votohet, ose më herët kur do të vijë fleta e votimit për diasporën, janë fare të pamundura për t'i rinovuar në atë masë që mund të jenë të skaduara. Në të njëjtën mënyrë siç u bë gjatë pandemisë që u shty vlefshmëria sepse ishin konsullatat dhe ambasadat mbyllur, në të njëjtin kontekst kemi kërkuar edhe tani që të shtyhet vlefshmëria " thotw Florian Haçkaj Diaspora për Shqipërinë e Lirë

Si fillim, emigrantët mund të regjistrohen në sistemin PER edhe kur dokumentet kanë skaduar, në periudhën 11 janar-6 mars, por atyre nuk do t’ju shkojë fleta e votimit me postë, nëse nuk rifreskojnë ato.  Haçkaj po ashtu është i shqetësuar me ritmin me të cilin KQZ po punon për të  miratuar aktet e nevojshme.

 "Procesi përgatitor po shkon disi mirë, por jemi vonë.  Ka një nevojë për shkollim të të gjithë diasporës, nga çdo moshë që do të votojë, deri tek mosha më madhore dhe ne e ndjejmë detyrë qytetare ta bëjmë këtë, pavarësisht asaj që do të bëjë KQZ-ja. Dhe si Lëvizje jemi duke punuar në këtë drejtim.  Mendoj që të gjitha palët e përfshirja në këtë proces kanë fajin e tyre që ky proces është kaq i avashtë, madje ne jemi bërë si polici i keq, duke ushtruar presionin tonë, por kaq janë mundësitë tona. Është i vonuar pa diskutim, por hajde të bëjmë më të mirën të gjithë bashkë dhe të maksimalizojmë votën e diasporës." thotw ai.

KQZ publikoi javën e shkuar sistemin PER, platforma e vetme online përmes të cilës do të duhet të regjistrohen emigrantët që të votojnë nga jashtë.

Për këtë, ju mjafton një telefon, tabletë apo kompjuter që ka kamera dhe internet.

Zgjedhësve ju kërkohet një numër telefoni ose email, fytyra e tyre përpara kamerës, një dokument identifikimi dhe një dokument që provon se votuesi banon në atë adresë jashtë vendit që ka deklaruar.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/01/2025 03:04

    E gjitha ceshtja eshte konceptuar gabim,shqipot nuk do te rinovojne ID vetem per zgjedhjet,vetem ndonje fanatik partie ka per t'a bere.Menyra me e mire do te ishte qe te votohet me ID e vendeve adoptuese,por vetem pasi aplikanti te kete bere kerkesen per te votuar dhe KQZ te kete vertetuar qe nuk ka hequr dore nga shtetesia shqiptare,pra mban dyshtetesi.

    Përgjigju
  • Tankisti: 01/01/2025 21:18

    He mer lepires dole prap ti??? Apo mezi po pret kocken e radhes nga pushtetaret?

    Përgjigju
  • Amarildo: 01/01/2025 14:54

    Pa peteni pak kete „atdhetarin e madh“ per Geront Çelen cfare komenti ka? Se si pastrues i lekeve te politikaneve bashke me te vellain dhe ate cope zyre real estate qe kane ne Astir, punen e lavatrices se lekeve e bejne per mrekulli. Apo per ato titujt qe I ka dhene politika si ambasador i kombit cfare komentesh ka? Meqenese ben gam gam ne cdo rrjet social si „opozitar i madh“. Ketij dhe sojit te tij nuk u intereson shume per diasporen, por synimi eshte karrigia ne parlament dhe ndonje post qeverritar qe te vazhdojne punen e lavatrices pa patur ndonje shqetesim. Ptu, keni goje ju hackoviçet te flisni per atdhetarizem.

    Përgjigju
  • Gjermoni: 01/01/2025 14:52

    Pa peteni pak kete „atdhetarin e madh“ per Geront Çelen cfare komenti ka? Se si pastrues i lekeve te politikaneve bashke me te vellain dhe ate cope zyre real estate qe kane ne Astir, punen e lavatrices se lekeve e bejne per mrekulli. Apo per ato titujt qe I ka dhene politika si ambasador i kombit cfare komentesh ka? Meqenese ben gam gam ne cdo rrjet social si „opozitar i madh“. Ketij dhe sojit te tij nuk u intereson shume per diasporen, por synimi eshte karrigia ne parlament dhe ndonje post qeverritar qe te vazhdojne punen e lavatrices pa patur ndonje shqetesim. Ptu, keni goje ju hackoviçet te flisni per atdhetarizem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet