Kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimet me 13 drejtuesit e qarqeve.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka qenë e fundit që ka zhvilluar takim me kryeministrin Rama.

Takimet nisën në orën 10:00 dhe përfunduan në orën 18:00, dhe secili prej drejtuesve politike i ka dorëzuar kryeministrit Rama propozimet me emrat e kandidatëve për deputetë.

Në total janë 186 emra kandidatësh që do të zyrtarizohen në mbledhjen e kryesisë të mërkurë (12 mars). 


Lajmi kryesor:

Listat për deputetë/ Rama takim maratonë me drejtuesit e qarqeve! Pritet reformim i thellë i grupit të PS, të mërkurën mblidhet Kryesia! Ja kandidatët potencialë (VIDEO+ EMRAT)