Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Vlorë, teksa ishte në këtë qytet në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha se me hyrjen e vendit në BE, vendi do të jetë një vend i ri. Ai u kërkoi të rinjve, që të votonin PS dhe gjithashtu të çonin para kutive të votimit më 11 maj, sa më shumë votues që votojnë për herë të parë. 

'Vendi juaj do të jetë i madh sa BE dhe BE do të jetë aq e vogël sa është Shqipëria. Si sot ju merrni makinën dhe niseni për në Shkodër dhe askush nuk ju ndalon dhe s’ju thotë se çfarë po bënë këtu. E njëjta gjë do të ndodh me Shqipërinë në BE, Shqipëria në BE është një Shqipëri e re.  Sot ne jemi një hap larg BE, dhe kemi bekimin që jemi në mes të Europës. Ato që vendi fiton duke hyrë në BE janë gjëra që ne ndryshe si fitojmë dot', tha ai. 

Rama tha se në zgjedhjet e 11 majit vendoset e ardhmja e Shqipërisë, jo vetëm se kush forcë politike do të qeverisë vendin dhe kush do të qëndrojë në opozitë.

'Jam i bindur se këtu skuadra e PS për të bindur dhe për të sjellë sa më shumë votues të parë, vajza dhe djem në kutitë e votimit më 11 maj, dua t’u them shumë pak fjalë. Nuk qëllon gjithmonë që të shkojë në një palë zgjedhje ku ajo çfarë vendoset është shumë më e madhe sesa një forcë që qeveris, apo një forcë që qëndron në opozitë.

Ka shumë pak raste që zgjedhjet koicidojnë me historinë, ashtu siç koicidoi më 1992, duke shkuar masivisht në votim. Duke e zgjedhur masivisht PD si forca që e mishëronte kalimin nga një epokë tjetër. Ashtu siç ju ka ardhur ju momenti, ku jo vetëm të zgjidhni PS, por për të përcaktuar drejtimin e vendit, që Shqipëria të mos humbasë asnjë ditë, asnjë orë, të anëtarësohet ne BE duke mbyllur negociata në 2027. Rrallë koicidon që një palë zgjedhje të jenë edhe drejtpërdrejt personale. Ajo që është personale është se me votën e 11 majit të gjithë të rinjtë që do marrin pjesë në zgjedhje, do të vendosin duke votuar PS, kahas faktit që Shqipëria të anëtarësohet në BE të marrin pasaportën europiane', tha ai.