Vrasja e Martinit dhe Egli Progës, Rama thumbon opozitën: Spektakël i shëmtuar! U sajuan thika dhe autorë

 

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, deklaroi se ky vit ishte viti me numrin më të ulët të vrasjeve, por shtoi se “këtë vit ka pasur dy spektakle që për nga intensiteti dhe manipulimi i publikut kanë qenë për t’u lavdëruar”.

“Mbyllim vitin me numrin më të ulët të vrasjeve. E kemi nisur me një vrasje në 3 ditë kur morëm detyrën dhe kemi ardhur duke e ulur, por jeta mediatike dhe politike kanë nevojë për të vrarë dhe spektakël. Këtë vit ka pasur dy spektakle që për nga intensiteti dhe manipulimi i publikut kanë qenë për t’u lavdëruar. Por, në raport me të vërtetën u tregua se si gënjehet publiku.

Spektakli i pas vrasjes në Pogradec, që u karakterizua nga sajesa pas sajesash në aspektin e integritetit të shërbimit ndaj publikut, duke nisur nga politikanët e pastaj o burra kush flet më shumë në drejtim të gabuar. Spektakli tjetër, edhe më i shëmtuar, ka qenë ai me 14-vjeçarin.

U sajuan vrasës të tjerë, u sajuan edhe thika të tjera, u treguan versione kriminale. Unë e quaj kriminale që në kushtet e atyre emocioneve për humbjen e një jete aq të re, ti të furnizosh publikun me helm.

“T’i thuash publikut që policia ka fshehur një vrasës tjetër, që vrasësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH-së dhe për këtë arsye e kanë fshehur. Ky është krim moral. Bëhet fjalë për dy raste, dy të vdekur që u rivranë disa herë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: PS s'ka rrezik, opozitarët në garë vetëm për vendin e dytë! Bën bilancin e 2024 e projektet për 2025! Mbyllim TikTok për një vit


SI.E./I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet