'Votuan 547 mijë zgjedhës fantazmë', Berisha fajëson emrin e Metës në fletën e votimit për humbjen në 14 maj

 

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha në Kuvend foli për zgjedhjet e 14 majit dhe fajësoi për humbjen emrin në fletën e votimit të koalicionit opozitar (Ilir metën), për të cilin tha se u vcaktua nga edi Rama.

Berisha shkoi edhe më tej duke hedhur akuza të pabaza se  në këto zgjedhje kanë votuar 547 mijë zgjedhës fantazmë.

Farsën e turpshme elektorale të 14 majit. Krahas dërgimit të 683 mijë të zarfeve në kundërshtim me ligjin dhe kartën e Kopenhagën, rritjen e rrogave për 180 mijë punonjës, për herë të parë në historinë e këtij vendi, krahas caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveria, një akt i shëmtuar që tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi. Komisioneve 6 me 1 apo 6 me 0, krahas qindra milionë eurove të shpërndara, që deformuan një rezultat, u përdor dhe një mekanizëm tjetër kriminal për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve. U përdorin zgjedhësit fantazmë që votuan potencialisht mbi 1 herë, dy apo tre herë në qytete dhe vende të ndryshme. Zgjedhësit fantazmë ishin në total 547 mijë të tillë. Në bashkinë e Vlorës arrinin në 29% të zgjedhësve të Vlorës, në Vorë, në Rrogozhinë 16, në Sarandë 35, në Përmet 29, në malësi të madhe 23 %, në Kurbin 30%, në Konispol 34%, në Has 18%, në Kamëz 21%, në Durrës 23, në Shkodër 16%, në Devoll 20%, në Delivë 34%, në Mallakastër 11%, dhe kështu me radhë. Është kjo ushtri e zgjedhësve fantazmë që u përdor për të mashtruar rezultatin e zgjedhjeve më 14 maj. Ka vetëm një rrugë që Rama të mos blejë me paratë e tuaj votën, ka vetëm një rrugë që Rama të mos përdorë zgjedhësit fantazmë kundra jush për të ndryshuar vullnetin tuaj, dhe kjo rrugë është vetëm protesta, protesta, protesta.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Debat për arrestimin e sekretares së përgjithshme të MSH, Bardhi: Jep dorëheqjen! Manastirliu distancohet, Balla: Është arritje


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës