Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Sistemi elektronik i sigurt nga sulmet kibernetike

TIRANË- Sistemi elektronik që do të përdoret në zgjedhjet vendore të 14 majit nuk ka asnjë rrezik që të bie pre e sulmeve kibernetike. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi garantoi se janë rrjete të mbyllur e që ofrojnë siguri maksimale.  

“Fakti që qoftë procesi i identifikimit elektronik, ashtu edhe i votimit elektronik nuk janë të lidhura me rrjete të jashtme, nuk lidhen me internetin, janë rrjete të mbyllura, ofron garanci maksimale në kuptim të pamundësisë për të qenë të sulmuara nga faktorë apo aktorë të tretë”, tha Celibashi.

Megjithatë, nisur nga historia, ku disa sisteme në Shqipëri u sulmuan, Celibashi theksoi se duhen shtuar masat e sigurisë për të parandaluar një vjedhje të të dhënave.

“Megjithatë, do të vijë koha dhe momenti që në një mënyrë ose në një tjetër, këto sisteme do të duhet të komunikojnë, duke shfrytëzuar rrjetin e internetit, minimalisht për të bërë transmetimin e rezultatit apo të dhënave përkatëse, ndaj është e rëndësisë së dorës së parë që ne të tregojmë të gjithë kujdesin e duhur përsa i përket çështjes së sigurisë”, u shpreh Celibashi.

Këto deklarata i bëri në konferencën Ndërinstitucionale në përgatitje të Zgjedhjeve Vendore 2023 me temë "Dimensionet Ndërsektoriale të Digjiitalizimit të Zgjedhjeve - Siguria Kibernetike dhe Sfidat e Saj". 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ahmet Meshi: 27/12/2022 13:42

    Rregulloni urgjent lijgin per votimin elektronik te Emigrantve, (pasi mbi 1.2 miljon shiptare jene ne emigrim sot), si e drejte kushtetuese dhe nje detyrim ligjore nga Gjykata e Kushtetuese e RSH. Mos u merrni me loje fjalsh z. Celibashi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë