Zgjedhjet e 14 majit, kandidati i Alibeajt për Krujën: Do jem njeriu që njeh hallet tuaja dhe do përpiqet t’i zgjidhë

Zgjedhjet e 14 majit, kandidati i Alibeajt për Krujën: Do jem njeriu që njeh hallet tuaja dhe do përpiqet t’i zgjidhë

Sabah Sheta

Sabah Sheta është kandidati që do të hyjë në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e PD për bashkinë e Krujës. Me anë të një postimi në Facebook, bën me dije se pranoi të kandidojë pas kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve.

Sheta shkruan se do jetë njeriu që njeh hallet e qytetarëve dhe do të përpiqet që t’i zgjidhë. Ndër të tjera e cilëson privilegj kandidimin dhe thotë se është i motivuar që të ndryshojë jetën e qytetarëve pasi bashkia nuk i shërben prej kohësh.

“Të nderuar bashkëqytetarë krutanë kudo që ndodheni. Askush më mirë se ju nuk e di se sa e vështirë është bërë jetesa dhe se si sot bashkia nuk i shërben qytetarëve dhe interesave të tyre. Unë jam çdo ditë me ju, duke përcjellë shqetësimet tuaja, hallet e përditshme. E di se mezi prisni që të vijë dita për ta ndryshuar situatën ku ndodheni e me votën tuaj të zgjidhni njeriun, që i njeh hallet tuaja dhe që do të përpiqet t’i zgjidhë ato.

Duke marrë në konsideratë kërkesën tuaj të vazhdueshme, të cilën e dëgjoj kudo ku takohemi në mënyrë të përsëritur, duke vërejtur me keqardhje mungesën e sherbimeve dhe diskriminimin tuaj te regjimit të Edi Ramës, kam pranuar të kandidoj për Kryetar të Bashkisë së Krujës.
E marr këtë vendim me përgjegjësi dhe i motivuar nga detyrimi për t’ju shërbyer ju dhe për të bërë gjithçka për një jetë më të mirë për bashkëqytetarët e mi.

Për mua është nder dhe privilegj të jem kandidat i Partisë Demokratike të Shqipërisë, partisë që rrëzoi muret e izolimit nga bota perëndimore, partisë që lindi si shpresë e shqiptarëve, dhe unë do të bëj gjithçka që më përket mua që kjo parti të vazhdojë të jetë parti e vlerave dhe shpresave të shqiptarëve, aleate e vendeve demokratike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.

Le ta nisim së bashku këtë betejë për Krujën, krutanët, për të rinjtë dhe të rejat e bashkisë tonë. Bashkë ne mund të bëjmë ndryshimin për Krujën! Me shumë respekt dhe mirënjohje”, shkroi Sheta.

Sheta është kandidati i 6 që zbulohet nga PD për garën elektorale të 14 majit, duke iu shtuar kështu kandidatëve të publikuar më parë për 5 bashki të tjera të vendit. 

Para tij, janë zbuluar emrat e Bilbil Barjaktari për bashkinë Kamëz, Agron Kapllanaj, i cili e ka publikuar vetë kandidaturën e tij për Mallakastrën, bankieri Ilir Koxhaj për Kuçovën, Naim Gazidede për Dibrën dhe Sandër Marku për bashkinë e Lezhës. Ndërsa për bashkinë e Kurbinit përflitet si kandidat Genc Doçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 01/12/2022 11:15

    Po ca do besh ti ,kush te jep vot ty o aman

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)