14 Maji/ 'Rithemelimi' refuzon ftesën e Alibeajt: Hipokrizi, ai ishte kundër Primareve! Berisha i mori zyrat me forcë, grupimi tjetër me qira në ish-Bllok

Rithemelimi refuzon negociatat me Enkelejd Alibeajn për një kandidat të përbashkët, duke e quajtur hipokrizi ftesën e kryetarit të komanduar të PD. Të mbetur pa vulë e logo zyrtare, Rithemelimi po bën kalkulimet e fundit për koalicion me aleatët e vegjël dhe Ilir Metën, i cili sot i cilësoi kandidatët e primareve si të vetët.

Pa kaluar as 24 orë nga ftesa e Enkelejd Alibeajt për një fazë të re negociatash për kandidatë të përbashkët në zgjedhje, grupi i Rithemelimit e refuzon kryetarin e  komanduar të PD duke e quajtur hipokrizi.

‘Kur del nga goja e Ali-Bashëve është thjesht hipokrizi dhe koha e ka provuar. Vulën ia dha Rama, pas vendimit të gjykatës janë hapur në krah të Ramës dhe tani duan bashkëpunim me partinë demokratike. Alibeaj nuk do bashkëpunim, por tha të marrim të peshojmë kandidatët e primareve dhe të zgjedhim ne. Ne kemi patur një proces negociatash dhe këta arsyeja që e mbyllën është se nuk donin primaret, nuk I njohin dhe tani dalin dhe duan kandidatët e primareve. Është thjesht hipokrizi në vazhdën e lojës për të dëmtuar sa më shumë PD në zgjedhje.”- tha Paloka.

Të ndodhur përballë vendimit të Apeli që i la pa vulën e partisë, dhe në kushtet kur refuzojnë ftesën për bashkimin e demokratëve, Rithemelimi thotë se është në fazën e fundit të negociatave për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë nën koalicionin Meta-Dule.

 “Të gjitha partitë me të cilat kemi marrëveshje, LSI, PBDNJ, sipas formulës që ka sot në kodin zgjedhor, do gjendet formula optimale, por bisedimet janë me të gjithë aleatët.”- u shpreh Paloka.

Që kandidatët e primareve do të regjistrohen vetëm me bekimin e tij, e konfirmoi sot nga selia e Partisë së Lirisë edhe Ilir Meta, që tha se emrat e dalë nga primaret nuk janë vetëm të Sali Berishës, por të gjithë opozitës.

E teksa betejën për logon dhe vulën, të paktën për zgjedhjet e 14 majit Alibeaj e ka fituar me Sali Berishën, për selinë, të cilën ish kryeministri ia mori me Forcë, kreu i komanduar i demokratëve nuk do të hyjë në betejë. Report tv ka mësuar se veprimtarinë politike Alibeaj dhe PD zyrtare do ta kryejnë nga ana tjetër e Bulevardit, duke marrë një zyrë të re, me qira, në zonën e Ish-Bllokut, shumë pranë ambasadës së Kosovës.

Një ditë më parë, pas 7 orësh mbledhje me deputetë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj beri thirrje për të gjithë kandidatët për bashkitë nga ana e demokratëve që të bashkohen dhe të dalin me një kandidat të përbashkët dhe unik për zgjedhjet vendore të 14 Majit, ku nuk përjashtoi edhe ata të dalë nga procesi i primareve.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BABULI TANGULI: 07/03/2023 12:44

    O Edi Paloqe flloqe flloqe komplet loqe a se kupton ti dhe shokët e tu që koha e merhumit Sali Bajga ka mbaruar o të mbaruar. Shqipris i duhet brezi ri tipa si ti që militojn vetëm për një tas sip ka mbaruar prandaj o thuthuq öishoje partin e lëre rinin Shqiprin përpara ta çoj lëreni plakun gërmuq Sali bajgën të shkoj aty ku i takon burgun që meriton o Edi Paloqe hajvon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja