Zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë, shpërblimet që do të marrin anëtarët e komisioneve! Nga 60 mijë deri në 120 mijë lekë

Zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë, shpërblimet që do të marrin anëtarët e komisioneve! Nga 60 mijë deri në 120 mijë lekë

Foto ilustruese

Më 14 maj 2023 do të mbahen zgjedhjet vendore. Komisionerët që propozohen nga partitë paguhen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas dokumenteve të KQZ, kryetarët dhe zv.kryetarët që do të angazhohen për zgjedhjet lokale do të marrin shpërblim nga 65 mijë – 120 mijë lekë.

Më konkretisht, 65 mijë lekë do të marrin ata që kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 qendra votimi. 100 mijë lekë do të marrin ata që kanë në juridiksion 50-80 qendra votimi. Ndërsa vlerën 120 mijë lekë do marrin ata të cilat kanë në juridiksionin e tyre do të kenë më shumë se 80 qendra votimi. Pak a shumë e njëjta masë shpërblimi aplikohet edhe për sekretarin e KZAZ-së, ndërsa anëtarët e thjeshtë të KZAZ-ve do të paguhen nga 600 mijë lekë.

“Sekretari i KZAZ-së nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve:

Në vlerën 60.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 (pesëdhjetë) qendra votimi

Në vlerën 95.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre 50 (pesëdhjetë) deri në 80 (tetëdhjetë mijë) qendra votimi.

Në vlerën 118.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më shumë se 80 qendra votimi”, thuhet në njoftim.

Ndërsa anëtari i KZAZ-së shpërblehet në vlerën 60.000 lekë, nga momenti i konstituimit të saj deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV) shpërblehet në vlerën 4.000 lekë.  Anëtari dhe Sekretari i KQV-së shpërblehet në vlerën 3.500 lekë. Anëtari i Grupit të Numërimit të Votave (GNV) shpërblehet në vlerën 6.000 lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion