Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se e ka nisur fushatën për zgjedhjet e 14 majit dhe ajo çfarë premton është shumëfishimi i fondit për strhimin social.
Meta synon që t’i japë vëmendje të dedikuar familjeve të reja, nënave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, të moshuarve, të rinjve dhe studentëve.
“Fondi i strehimit social i Bashkisë së Tiranës është vetëm 0.7 milionë euro ose sa 10 apartamente në periferi të kryeqytetit.
Në 6 vitet e fundit, 7.1 milionë metër katrorë janë ndërtuar në Tiranë, por bashkia nuk ka bërë asgjë për çështjen e strehimit social.
Sepse prioriteti i tyre ka qenë pastrimi i parave dhe jo strehimi social.
Ne do ta shumëfishojmë këtë fond për t’i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët”, shkroi Meta në Facebook.
Me leket dhe floririn qe ne vjedhur do ti shumefishosh ti me moniçken tende
Përgjigju