Ditën kur Gjykata e Apelit në një seancë të gjatë të ndërprerë disa herë, zhbëri vendimin e Agron Zhukrit që i kishte dhënë vulën e Partisë Demokratike, Sali Berishës, socialistët dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në garën elektorale të 14 majit.
Kërkesa mban datën 3 mars dhe është dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridian Salianji në të cilën sipas dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim është përfshirë ndër të tjera edhe vërtetimi i Gjykatës së Tiranës me Edi Ramën kryetar.
Ndërkohë, pritet kur do të regjistrohet në zgjedhje Partia Demokratike pasi Apeli vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit që i jepte ‘vulën’ Berishës. Megjithatë, ish kryeministri ka bërë me dije se nuk do të mungojë në zgjedhjet e 14 majit pasi do të futet me logon e Partisë e Lirisë.
Një ditë para protestës së 3 marsit, Partia e kryesuar nga Ilir Meta u regjistrua në KQZ. Meta ka një marrëveshje me Rithemelimin e Berishës për bashkëpunim në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke dalë me kandidatë të përbashkët për bashkitë e vendit, të zgjedhur nga primaret e mbajtura.
Kërkesa për regjistrim në zgjedhje e PS
Në një prononcim për mediat, Taulant Balla tha se PS është regjistruar zyrtarisht në komisionin zgjedhor të zgjedhjeve të 14 Majit ndërkohe që takimi i sotëm kishte te bënte me përmbylljen e procesit te përzgjedhjes se kandidateve për anëtare të këshillit bashkiak Fier.
“Sot PS është regjistruar regjistruar zyrtarisht në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit. I bëj thirrje forcave politike t’i përmbahen afatit. Takimi i sotëm ishte për anëtarët e Këshillit Bashkiak Fier. Kemi zhvilluar proces 1-mujor për propozimet dhe kandidimet. Kemi profesionistë të moshave të ndryshme, fierak me kontribut të përgjithshëm të cilët janë vetë ofruar e propozuar dhe që do pasuronin parlamentin vendor por listën që do të propozojë PS për zgjedhjet e 14 majit. Sot mbledhja me 600 anëtarët e asamblesë ishte dhe përmbyllja e këtij procesi.”- thotë Balla.
Vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte juridikisht por dhe nje mundesi e madhe per bashkim te demokrateve oara zgjedhheve vendore . Cdo gje eshte ne dore te Berishes per mbarevajtjen ose jo te PD ! Gjygjtari Zhukri duhet te analuzohet nga ILD
PërgjigjuE cfar bashkimi prisni mor dite zinje ,a nuk e kuptoni qe sala dhe iliri i duan per te shpetuar veten nga akuzat dhe krimet qe kane bere ?opopull hapni syte dhe shikoni ,dehjoni dhe pastaj komentoni o te prapambeturit e shekullit .