Zgjedhjet e 14 majit, Zaloshnja: Në bashkitë ku rezultati është i diskutueshëm PD e përçarë ka 0 shanse të fitojë

Partia Demokratike edhe pse e përçarë mund të arrijë që të fitojë disa bashki që i ka bastione të saj në veri të vendit, por në pjesën tjetër të territorit do ta ketë të vështirë. Analisti Eduard Zaloshnja në një intervistë për Report Tv, thotë se PD ka shanse të fitojë në Shkodër, Lezhë apo edhe Kukës, por në bashkitë ku rezultati është i diskutueshëm, sipas analistit, PD e përçarë ka zero shanse. Sipas Zaloshnjës, shanset që opozita të fitojë në zgjedhjet vendore, është që të bëhen të gjithë bashkë.

 ‘Janë një sërë bashkish ku e djathta ka epërsi. Në Shkodër ishin të ndarë, por kandidati i PD-së Berisha fitoi, të njëjtën gjë mund të them për Kukësin apo Lezhën dhe Fushë-Arrëzin. Janë një sërë bashkish ku ka epërsi e djathta pavarësisht se mund të jetë e përçarë. Në bashki të tjera ku rezultati ka qenë i diskutueshëm, i ul shanset në 0 qe PD të fitoje e përçarë, duhet të jenë të gjitha partitë që përbejnë opozitën që të jenë bashkë me një kandidat unik. Vetëm në këtë mënyrë mund të kenë ndonjë shans, të disa bashki. Gjithë partitë e opozitës duhet të jenë të bashkuar. Duhet të jenë të gjitha bashkë, sërish e ka shumë vështirë.’- tha Zaloshnja.

Sot ne 32-vjetorin e themelimit të PD-së, analisti Eduard Zaloshnja  thotë se kjo parti është në ndarjen me të rëndë që ka pasur ndonjëherë.

‘E ndarë në dy pjesë. Më saktë të vjen keq kur mendon se në fillimet e veta PD përfaqësoi shpresat e një mase të jashtëzakonshme për qytetarët e Shqipërisë. Ishte një shenjë e ndryshimit. Me kalimin e viteve u kthye në një parti të thjeshte politike. Brenda partisë ka pasur vazhdimisht fraksion dhe ndarje. Pro kjo ndarje më e fundit është ndarja më e rëndë që ka ndodhur, pasi u përjashtua Sali Berisha. Të dy palët e ndanë. Nuk mund të kesh njëra palë është e fajshme dhe tjetra e pafajshme.’- u shpreh Zaloshnja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Shkëlqen Mbappe, Real Madrid fiton 4-2 kundër Sevillas dhe lë Barçën në vendin e tretë

GOLAT/ Shkëlqen Mbappe, Real Madrid fiton 4-2 kundër Sevillas dhe lë Barçën në vendin e tretë