Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim drejtuesit e Parisë Socialiste në qarqe.

Takimi është i përjavshëm dhe vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. 

Përgatitjet e selisë rozë për zgjedhjet vijnë në një kohë kur opozita ka nisur një protestë prej pesë ditësh me kauzën e zgjedhjeve të lira.

PD ka paralajmëruar se nuk do ketë zgjedhje më 18 qershor pa formimin e një qeverie teknike e cila nga opozita shihet si garanci për zgjedhjet. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com