Zgjedhjet e 2013 mbledhin trojkën
OSBE: Të zbatohet kodi zgjedho

TIRANE -Zgjedhjet presidenciale të vitit 2013, kanë mbledhur mesditen e sotme në një takim trojkën e ambasadorëve, të akomoduar në Tiranë. Në takim e zhvilluar në hotel Sheraton marrin pjesë ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi dhe Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth.

Ky është takimi i parë i Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet, i organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Grupi i Punës është një forum i përfaqësuesve të Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare, për të shkëmbyer informacion në lidhje me zgjedhjet, si dhe për të bashkërenduar qëndrimet.

Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri ka vlerësuar konsensusin e arritur nga partitë politike shqiptare për reformën zgjedhore, por kjo duhet të pasohet edhe nga zbatimi i kodit të ndryshuar zgjedhor.

“Konsensusi i arritur nga partitë kryesore parlamentare për të përfunduar me sukses reformën zgjedhore duhet të pasohet nga një zbatim i plotë dhe i sinqertë i kodit të ndryshuar zgjedhor nga të gjithë aktorët e përfshirë.
Kjo vlen veçanërisht për përdorimin e teknologjive të reja në zgjedhje: një frymë besimi midis partive dhe vullneti të mirë është thelbësore për zbatimin me sukses të këtyre teknologjive”, tha Wollfarth.

Në tej në fjalën e tij ambasadori Wollfarth ka vlerësuar punët e deritanishme të KQZ-së, duke theksuar se është e vendosur të punojë me profesionalizë dhe në mënyrë jo partiake.

“KQZ-ja i ka hyrë punës me vrull dhe duket e vendosur për ta kryer atë me profesionalizëm dhe në mënyrë jopartiake. Deri më tani vendimet kanë qenë të njëzëshme dhe më vjen mirë të them se klima e përgjithshme e takimeve në KQZ ka qenë pozitive. Është shumë e rëndësishme që KQZ-ja të bëjë përpjekjet maksimale për t’i realizuar me efikasitet përgatitjet komplekse për zgjedhjet parlamentare”, u shpreh Wollfarth.

Gjithashtu ambasadori Wollfarth tregoi për propozimin e hartimit të një Kodi Sjelljeje për partitë politike, i cili ka për qëllim të shmangë përdorimin e një gjuhe të papërshtatshme gjatë fushatës së ardhme zgjedhore.

Në fund të fjalës së tij Wollfarth ka sqaruar se “Prezenca e OSBE-së i ofron kryesisht asistencë teknike KQZ-së dhe autoriteteve të tjera vendase, ndërsa ODIHR-i bën vëzhgimin e zgjedhjeve nëpërmjet ekipeve të vëzhguesve dhe nxjerr raporte me gjetje dhe rekomandime. Misionet e ODHIR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve realizohen në bazë të një kërkese specifike që vjen nga vendi ku mbahen zgjedhjet”.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime