Zgjedhjet e 2025, Basha e Meta bëjnë gati programet! Paqartësi për “formacionin”

Ndonëse e paqartë për formacionin politik që do të ketë në zgjedhjet e ardhshme, opozita ka nisur të mendojë për programin elektoral.

Lulzim Basha nuk i ka kandidatët dhe as sigurinë nëse vula do t’i mbetet atij, por lëvizjet në selinë blu janë shtuar. Me të në krye, departamentet po punojnë për të përmbyllur programin që prezantohet me 1 Qershor.

“Korrupsioni i përhapur kudo ka prekur edhe bujqësinë. Jo vetëm që fondet e qeverisë për bujqësinë ndahen sipas preferencës dhe jo nevojës, por edhe fondet IPARD të BE-së, në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre. Përmes subvencioneve dhe investimeve në këtë sektor, ne do të bëjmë të mundur që fermerit t’i garantohet që prodhimi t’i shitet me fitim, si kudo në botë. Një nga çështjet më të rëndësishme, që ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë zgjidhje të shpejtë, është edhe çështja e pronës”, tha Basha.

Dita e programit për bujqësinë, ishte edhe për Ilir Metën, i cili po ashtu akuzoi për abuzim me fondet e IPARD.

“Fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori qe tregon armiqësinë e theksuar te "Rilindjes" me bujqësinë. Nuk mund te krenohet Qeveria me ca bujtina ne Kolonje, kur ne Kolonje "Rilindja" i ka dëbuar kolonjaret. Fermerët ne Kolonje, në Korçë dhe në mbarë vendin po hedhin produktet ne kanal, po sharrojnë drurët frutore, po mbyllin fermat e po largohen nga Shqipëria për shkak te mos mbështetjes nga Qeveria qe i ka braktisur bujqit dhe fermerët. Në bujqësi do te arrijmë rezultate spektakolare ne një kohe te shkurtër. Ne çdo Bashki do te kemi komisione për bujqësinë për të ngritur në këto lokalitete zërin e fermerëve sipas specifikave te zonave te tyre” u shpreh Meta.

Ndryshe nga përgatitja për programin, opozita duket më e ngadaltë në përgatitjen e bazës për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Te demokratët asnjëra palë nuk ka caktuar drejtuesit e qarqeve, ndërsa edhe nxjerrja e kandidatëve duket larg. Edhe koalicionet mes partive opozitare nuk janë kristalizuar duke lënë ende në pikëpyetje se cilat do të jenë aleancat politike përballë Edi Ramës.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës