Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se “zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE-së mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri”.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se “raporti i PACE vlerëson se votimi ishte i qetë, i sigurt dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike.
"Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare BE-Shqipëri.
Raporti i PACE vlerëson se:
Votimi ishte i qetë, i sigurt dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike.
Reformimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent.
Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor.
Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit.
Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra.
Raporti thekson se Qeveria Shqiptare PËRMBUSHI angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve:
Paqësore
Të barabarta
Të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet e përparuara., shkruan Balla.
Lajmi kryesor: