TIRANË-  Në mbledhjen e javës së PS-së me drejtuesit e qarqeve në vend, ishin në fokus diskutimet për  përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Këto takime të Ramës me drejtuesit e qarqeve do të jenë të përjavshme, ku do të jepen direktivat dhe porositë për fushatën zgjedhore dhe punën që duhet të bëjnë në terren me qytetarët.

Në mbledhjen radhës në PS kanë raportuar të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kanë bërë vlerësime për shërbimet e gjithë drejtorive vendore, si dhe për rezultatin e pritshëm për çdo qark.
Sipas informacioneve për Report Tv, të gjithë drejtuesit politikë në qarqe kanë raportuar para kryeministrit mbi situatën dhe problematikat në zonat që ata mbulojnë.

Burimet bëjnë me dije se në mbledhje janë bërë projektime të të dhënave nga drejtuesit politikë mbi ecurinë e punës, por edhe ato çështje të cilat hasin vështirësi.

Qarqet me ecurinë e punës më të mirë dhe nga ku pritshmëritë për mbështetje në zgjedhje janë me pozitive. Vlerësim pozitiv është dhënë edhe qarqet e jugut, ndërsa problematikat gjatë raportimit janë vërejtur më shumë në qarqet e Veriut.

Kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë drejtuesve politike. Ai ka kërkuar që të tregohet kujdes në shërbimet për qytetarët, si për shembull në hipoteka apo kudo tjetër që ofrohen shërbime për qytetarët.

Rama ka kërkuar raport nga drejtuesit e qarqeve edhe për organizimin e kundërshtarit politik.

Me nisjen e një parafushate elektorale, Rama bëri dhe lëvizjet e tij sa i përket drejtuesve politikë nëpër qarqe duke marrë vetë drejtimin e Durrësit, Lindita Nikollën në Lezhë, Ilir Beqajn në Shkodër, teksa Tiranën ia besoi Erion Veliajt, Elisa Spiropalit me kryetar Ervin Bushatin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Zgjedhjet e 25 prillit/ Përfundon mbledhja e PS-së, zbulohet se çfarë u diskutua

Përfundon mbledhja e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë të qarqeve në vend.

Në mbledhjen e PS-së kanë raportuar të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kanë bërë vlerësime për shërbimet e gjithë drejtorive vendore, si dhe për rezultatin e pritshëm për çdo qark.
Sipas informacioneve për Report Tv, të gjithë drejtuesit politikë në qarqe kanë raportuar para kryeministrit mbi situatën dhe problematikat në zonat që ata mbulojnë.

Burimet bëjnë me dije se në mbledhje janë bër projektime të të dhënave nga drejtuesit politikë mbi ecurinë e punës, por edhe ato çështje të cilat hasin vështirësi.

Qarqet me ecurinë e punës më të mirë dhe nga ku pritshmëritë për mbështetje në zgjedhje janë me pozitive. Vlerësim pozitiv është dhënë edhe qarqet e jugut. Problematikat gjatë raportimit janë vërejtur më shumë në qarqet e Veriut.

Kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë drejtuesve politike. Rama ka kërkuar që të tregohet kujdes në shërbimet për qytetarët, si për shembull në hipoteka apo kudo tjetër që ofrohen shërbime për qytetarët.

Rama ka kërkuar raport nga drejtuesit e qarqeve edhe për organizimin e kundërshtarit politik.

Ora 16:17
'Raportoni problematikat në qarqe',  Rama 'raportin e parë' e merr nga qytetari në Tiranë

Kryeministri Edi Rama është shfaqur në selinë rozë pak minuta para nisjes së mbledhjes ku ajo që ka rënë në sy ishte këmbëngulja e një qytetari që me disa letra në dorë ka dashur të takojë kryeministrin.

Qytetari është ndaluar nga disa persona dhe policia që ndodhej aty, por kryeministri ka vendosur ta takojë dhe të dëgjojë shqetësimin e tij. Pas marrjes së letrave Rama është shfaqur i buzëqeshur ndaj qytetari, ku me shumë mundwsi i ka premtuar se problematika e tij do të ndiqet nga qeveria.