Vetëm një kompani është paraqitur me ofertë konkrete për të marrë përsipër identifikimin biometrik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
KQZ njofton se nga 6 kompani të ftuara për të marrë pjesë është paraqitur vetëm 1 teksa sot ishte dhe afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar dhe ofertën ekonomike.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se kompania që i është ofruar KQZ-së për pajisjet që do mundësojnë identifikimin biometric është SMARTMATIC WORLDWIDE HEADQUARTERS.
Gjithashtu bëhet me dije se kjo kompani ka ofruar paraprakisht një shumë prej afro 21 milionë dollarësh.
Aktualisht, KQZ është në fazën e vlerësimit të ofertës, shqyrtimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania.
Identifikimi elektronik është një proces që do të kryhet në të gjithë vendin, ndërkohë që votimi dhe numëri elektronik në jo më shumë se 20% të zonave zgjedhore.
Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë, KQZ njoftoi se për realizimin e identifikimit biometrik kërkohet një fond prej 16.8 milion eurosh.
Pislleku me votimet po gatuhet bukur
Përgjigju