Ambasada Britanike ka reaguar në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Britanikët theksojnë se duhet të ketë zgjedhje dhe se është e drejta e qytetarëve që të votojnë të sigurt.
Më pas në deklaratën e ambasadës thuhet se liderët e opozitës duhet të distancohen nga dhuna. Gjithashtu Ambasada Britanike thekson se është në mbështetje të vëzhguesve të OSBE në 30 qershor.
“Mbretëria e Bashkuar beson se qytetarët kanë të drejtën për të hedhur votën në mënyrë të sigurtë dhe paqësore. Të gjithë të përfshirët në 30 qershor, të dielën, duhet të luajnë pjesën e tyre për të siguruar një mjedis paqësor dhe të sigurtë. Çdo formë e nxitjes së dhunës është e papranueshme. Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të OHDIR për të monituar procesin e votimit. Në protestën e fundit të mbajtur më 21 qershor 2019, ne pamë një demonstratë paqësore që mbajti lart vlerat demokratike dhe ne nxisim që të njëjtat parime të ndiqen edhe në 30 qershor. Ne i kërkojmë lidërve politikë të përmbahen nga provokimet dhe retorika nxitëse. Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për të gjitha palët që të përfshihen në një dialog konstruktiv për t’i dhënë fund kësaj politike në rrugë pa krye. Shqipëria këtë mund ta bëjë vetëm nëpërmjet bisedimeve për të zgjidhur situatën aktuale politike dhe të përqendrohen në krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe reformës zgjedhore duke përfshirë rekomandimet e mëparshme të OHDIR”, thuhet në deklaratë.
Lajmi kryesor:
SHBA-BE: Opozita të refuzojë dhunën dhe të mos pengojnë zgjedhjet e 30 Qershorit, do ju vëzhgojmë
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4432
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA-së dhe ajo gjermane mesazh në Ditën kundër Korrupsionit: Jemi bashkë në luftën ndaj tij! Van Horn: SPAK është anti korrupsioni
9 Dhjetor, 14:17
-
Masa të reja për vizat amerikane, ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm për aplikantët
6 Dhjetor, 12:19
-
Ylli Pata: Pse Berisha nxjerr në podium 'Mis Tritolin' ndaj Ambasadës amerikane?
4 Dhjetor, 20:25
-
Frrok Çupi: Pse Amerika na kujtoi Çlirimin në 29 Nëntor?
2 Dhjetor, 17:54
-
Shqipëria 112 vite e pavarur, Blinken: Marrëdhëniet tona të ngushta bazuar mbi vlerat demokratike që ndajmë! BE: Krah jush në çdo hap! Ambasada e SHBA: Festojmë me krenari me ju
28 Nëntor, 09:26
-
E ngarkuara me punë e SHBA-së apel investorëve amerikanë: Shmangni investimet që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare e s'janë
20 Nëntor, 19:46
-
Tiranë/ Arrestohet amerikani 71-vjeçar, prodhonte materiale pornografike me të mitur! Mësuesi ishte dënuar më parë në Rusi, u vu në pranga me ndihmën e Ambasadës së SHBA (EMRI)
14 Nëntor, 09:25
-
Programi i Ndihmës për Antiterrorin, SHBA 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për Policinë e Shtetit
9 Nëntor, 19:32
-
Altin Dumani e 4 prokurorë të SPAK zbarkojnë në Brazil, Ambasada amerikane: Do çmontojnë bandat shqiptare, transportuese të sasive të mëdha kokaine në Europë
5 Nëntor, 19:25
-
FSK mbyll trajnimin dy-vjeçar nga Gjermania, Proda: Policia shqiptare partnere e besueshme dhe e barabartë! Hauto: Mbështetja me teknologji dhe ekspertizë do vazhdojë
24 Tetor, 15:21
-
SHBA i dhuron AMP-së sistemin të çështjeve 1,2 mln USD
11 Tetor, 17:31
-
FBI seminar me prokurorët e SPAK, Ambasada e SHBA: Pranë institucioneve të pavarura, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!
7 Tetor, 17:54