Patozi në Report Tv: Nuk mund të shkohet në përplasje civile për karriget e 2-3 personave

Patozi në Report Tv: Nuk mund të shkohet në përplasje civile për karriget e 2-3 personave

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi në Repolitix

Në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi deklaroi se zgjedhjet nuk mund të shtyhen vetëm se do një parti politike por shprehu gatishmërinë e partisë së tij për të marrë pjesë në zgjedhje, kurdo që do mbahen. Ai tha se nuk mund të shkohet në përplasje civile vetëm për karriget e dy-tre personave.

Ai gjithashtu deklaroi se vendet në komisionet e PD dhe LSI duhet t'i kalojnë Bindjes Demokratike që vendet në KQZ pozitë-opozitë të jenë në balancë.

Patozi foli edhe për strategjinë që do ndjekë partia e tij për zgjedhjet lokale të 30 qershorit ndërsa deklaroi se Bindja Demokratike do takohet me zgjedhësit dhe nuk do t'i ftojë në mitingje për t'i poshtëruar ashtu siç bën Rilindja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:34
'Komisionerët e PD dhe LSI të na kalojnë ne'/ Patozi: Fushata jonë s'do ketë mitingje, nuk i poshtërojmë zgjedhësit

Kreu i Bindjes Demokratike tha në Report Tv me gazetarin Denis Minga se fushata e BD nuk do jetë sipas modelit të vjetër me mitingje por përmes bashkëbisedimit me qytetarët. Ai i quajti mitingjet të shëmtuar dhe poshtërues për elektoratin

"Ne nuk e pranojmë modelin e shëmtuar të Rilindjes. Ne do të shpëtojmë sa më shpejt prej tij. Ne do jemi kundërshtarë të hapur të kandidatëve socialistë. Qasja jonë për politikën është e ndryshme. Edhe në fushatë ne kemi shpallur që ne i refuzojnë mitingjet. Ne sot mund të mos jemi një parti e madhe por do jemi nesër. Do jemi nesër dhe prapë nuk do bëjmë mitingje. Ne do i flasim njerëzve, nuk do i ftojmë të mblidhen rrotull nesh, pasi kjo është poshtëruese të mbledhësh njerëz në një vend, gjysmën t'i kesh sjellë me autobusë. Kështu do funksionojë e gjithë fushata jonë", tha Patozi.

Ai gjithashtu tha se KQZ duhet t'i delegojë Bindjes Demokratike komisionerët e PD dhe LSI.

"KQZ duhet të balancojë komisionet pozitë-opozitë. Nuk është asnjëherë vonë. Komisionerët e PD dhe LSI duhet të zëvënësohen me komisionerët tanë. Blerja e votës ka ardhur duke u përkeqësuar në Shqipëri", u shpreh Patozi.

Ora 21:22
Astrit Patozi: Kandidatët tanë u kërcënuan nga PS dhe PD

Astrit Patozi tha në Repolitix se kanidatët që u tërhoqën nga zgjedhjet që para nisjes së fushatës janë kërcënuar nga dy forcat politike për shkak se i tremben garës me ta.

"Kandidatët tanë u tërhoqën sepse iu bë presion. Në Berat dhe në Skrapar iu bë presion nga kandidatët lokal atje. Rastet e tjera i përkasin ish-forcës time politike. Ky është rasti për të thënë se Bindja Demokratike e tronditi politikën në Shqipëri. Qëndrimin tim e kam mbajtur. Ne nuk tërhiqemi nga qëllimi ynë për të marrë një rezultat të mirë në këto zgjedhje", tha Patozi.

Ora 21:18
Patozi në Report Tv: Pazari i 2017-ës prodhoi krizën e sotme

Marrëveshjen e 17 Majit të 2017, Astrit Patozi e quajti pazar që prodhoi krizën ku ndodhet vendi sot.

"Unë besoj se kjo i pengon negociatat. Konflikti i palëve në Shqipëri nuk do i mundësonte hapjen e negociatave. Në krizën që kemi, kemi një hall më të madh se negociatat. Daljen nga kriza e shikoj vetëm me një marrëveshje politike ku të gjitha forcat politike të bindë dakord për ndryshimin e sistemit politik. Kjo duhet të fillojë me zgjedhjet. Të dy palët janë përgjegjëse për gjendje. Marrëveshja e dy viteve më parë ishte e gabuar se ishte pazar. Para dy vitesh këta të dy premtuan një Shqipëri të lulëzuar. Ndodhi që Shqipëria shkoi keq e më keq. Kjo solli krizë sepse me kundërshtarin nuk duhet të bësh pazar. Nuk ke nevojë që kundërshtarit t'i japësh në tavolinë atë që kërkon', tha Patozi.

Ora 21:17
Astrit Patozi: Djegia e mandateve, e papranueshme për vlerat e perëndimit

 

Vendimin e opozitës për të djegur mandatet, kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e quajti të papranueshm për vlerat e perëndimit.

"Vendimi i opozitës është i papranushem për vlerat e perëndimit. Djegia e mandateve është një gjë që nuk ka ndodhur më parë. Të parët që e vuajnë janë shqiptarët. Kjo është një gjë që nuk duhet të kishte ndodhur", tha Patozi.

Ora 21:01
Patozi: Nuk mund të shkohet në përplasje civile për karriget e dy- tre personave

Astrit Patozi tha në Repolitix se Shqipëria nuk mund të shkojë në përplasje civile për karriget e 2- personave.

"Unë besoj se këto 30 vjet kanë qenë të mjaftueshme që të mos shkojmë drejt një përplasje civile për karriget e dy -tre personave. Prandaj mendoj se do kapërcehet. Ne kemi hyrë për të fituar kudo ku marrim pjesë. Përndryshe nuk do kandidonim. ne mendojmë se Rilindja është në ditë të hallit. Aty ku ne kemi nxjerrë kandidat, mendoj se njerëzit do i përdorin kandidatët tanë si një moment shfryrjeje", tha Patozi.

Ora 20:51
Patozi në Repolitix: Zgjedhjet mund të shtyhen vetëm nëse bien dakord të gjitha palët

Kreu i Bindjes Demokratike deklaroi në Repolitix se zgjedhjet nuk mund të shtyhen se do vëtm njëra palë.

"Zgjedhjet shtyhen kur duan të gjitha palët. Presidenti nuk mund t'i shtyjë zgjedhjet vetëm se do njëra palë. Ne jemi të përgatitur të futemi në zgjedhje dhe do futemi në këtë proces kurdo që të mbahen ato. Ne kemi dashur që në këtë proces të jenë të gjithë aktorët", tha Patozi.

Ora 20:42
Patozi në Repolitix: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk të jep të drejtën të dalësh nga parlamenti

Kreu i Bindjes Demokratike foli në Repolitix për qëndrimin e opozitës për Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se mungesa e këtij institucioni nuk i jep të drejtën të bojkotojë procesin politik.

"Protestat janë të pamjaftueshme për t'i dhënë një goditje qeverisë. Unë mendoj se në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, nuk të jep të drejtën të bojkotosh të gjithë procesin politik. Ne do ta pranojmë se ai është një realitet që nuk kthehet më mbrapa. Kam dëgjuar se në kushtet që mungon ky institucion presidenti mund të bëjë çfarë të dojë, por është e kundërta. Edhe kur ishte ajo gjykatë thuhet se ishte kapur nga qeveria. Ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe mungesa e saj nuk është për t'u neglizhuar por ky nuk mund të përdoret si argument për t'iu sulur institucioneve", tha Patozi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Para Laci: 04/06/2019 15:57

    Po' turp a nuk ke behu Pak politikan me i paster dhe me i besueshem,mendohu njeher ku ishe dhe ku te Miren qe u bere deputet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë