Zgjedhjet e 30 qershorit/ KQZ materiale informuese dhe në gjuhët e pakicave kombëtare

Zgjedhjet e 30 qershorit/ KQZ materiale informuese dhe në gjuhët e pakicave kombëtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin për Pakicat Kombëtare. Marrëveshja e nënshkrua nga Kryetari i KQZ-së,  Klement Zguri dhe Kryetarja e Komitetit, Konstandina Bezhani ka si qëllim bashkërendimin e punës për informimin e pakicave kombëtare për zhvillimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Kryetari i KQZ-së,  Klement Zguri u shpreh se në zbatim të ligjit nr.96/2017 "Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë", që përcanton dëtyrimin e KQZ-së për informimin e pakicave kombëtare (greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare), por edhe në respektim të të drejtave kushtetuese që zgjedhësit e pakicave gëzojnë. Sipas Zgurit KQZ do të vijojë të punojë me përkushtrim që zgjedhësit e këtyre komuniteteve të informohen dhe edukohen mbi procesin zgjedhor.

Kryetarja e KPK-së, znj. Bezhani deklaroi se Komiteti për Pakicat Kombëtare merr përsipër të vendosë në dispozicion të KQZ çdo informacion apo të dhënë që disponon, për njësitë e qeverisjes vendore ku personat që u përkasin pakicave kombëtare, përbëjnë mbi 20 përqind të numrit të përgjithshëm të popullsisë, si dhe realizimin e përkthimeve në gjuhët e secilës pakicë kombëtare të materialeve informuese, edukuese dhe ndërgjëgjësuese që KQZ do të realizojë për zgjedhjet e datës 30.06.2019.

Objekt i marrëveshjes së nënshkruar është Komunikimi dhe shkëmbimi i të dhënave për njësitë e vetqeverisjes vendore ku pakicat kombëtare përbëjnë mbi 20 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë, informimi i pakicave kombëtare për zhvillimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, përmes materialeve informuese, edukuese dhe ndërgjegjësuese që do të prodhojë KQZ edhe në gjuhët e pakicave kombëtare.

KQZ dhe KPK do të të bashkëpunojnë dhe koordinojnë aktivitete të përbashkëta informuese në njësitë e qeverisjes vendore ku janë të përqëndruar zgjedhësit që u përkasin pakicave kombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë