Topollaj: 'Venecia' tha se Meta ka tejkaluar kompetencat me anulimin e zgjedhjeve të 30-qershorit! Presidenti dhe opozita ja kanë lënë 'pataten e nxehtë' në dorë Ademit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimi e gjykimit për kërkesën e Shoqatës së Bashkive për anulimin e zgjedhjeve të 30-qershorit, duke ju drejtuar Komisionit të Venecias. Shoqata e Bashkive kërkon anulimin e zgjedhjeve me argumentin baze se presidenti Meta i ka anuluar zgjedhjet e me dekretin e 30 qershorit dhe ka caktuar një datë tjetër zgjedhjesh me 13 qershor.

Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, juristi Fabian Topollaj, i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv thotë kërkuesi i kësaj çështje, 'Shoqata e Bashkive' është në disproporcion më rëndësinë e çështjes, pasi këtë duhet ta kishte kërkuar presidenti. Kjo për faktin se presidenti është palë e prekur drejtpërdrejt, sepse dekreti i tij nuk është respektuar.

'Sot Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në themel një çështje të vënë në lëvizje nga Shoqata e Bashkive për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe argumentet bazë ishin se presidenti Meta i ka anuluar zgjedhjet e me dekretin e 30 qershorit dhe ka caktuar një datë tjetër zgjedhjesh me 13 qershor dhe kërkesa për këtë arsye pretendonte se këto zgjedhje të zhvilluara në 30 qershor ishin të parregullta.

Pjesë e kërkesës ishte edhe anti-kushtetutshmëria e Partisë së Bindjes Demokratike. Kjo ishte arsye se pse ne kemi qenë palë në proces. Ademi e cilësoi partinë si anti-kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka kompetencë për të gjykuar mbi kushtetutshmërinë e partive. Mbi regjistrimin e partive nuk është Gjykata Kushtetuese, por e ka Kolegji Zgjedhor, në ato filtra regjistrimi i Bindjes Demokratike ka qenë i rregullt.

Kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Kërkuesi i kësaj çështje ka një disproporcion me rëndësinë e çështjes këtë duhet ta kishte kërkuar presidenti. Nëse nuk do të ishte Shoqata e Bashkive sot ne nuk do të kishim një seancë në Gjykatën Kushtetuese. As presidenti i Republikës që ka qenë palë drejtpërdrejt e prekur nga fakti që dekreti i tij nuk është respektuar por edhe partitë kryesore opozitare do të ishte më serioze që ta kishin vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje. Pra ata që mendojnë se janë përjashtuar nga mundësia për të garuar në pushtetin vendor ato duhet të ishin kërkuese të kësaj çështje.'- shpjegoi Topollaj.

Topollaj tha se fakti që ja kanë lënë këtë 'patate të nxehtë' kësaj Shoqate Bashkie, e cila ka probleme dhe legjitimitetin për shkak të ndryshimit të anëtarëve, tregon se palët e interesuara për anulimin e 30 qershorit nuk po e trajtojnë seriozisht.

Më tej juristi Topollaj tha se do të kishte preferuar që Gjykata Kushtetuese të kishte marrë një vendim, pasi është i vetmi organ që gjykon mbi kushtetutshmërinë, sepse Komisioni i Venecias jep rekomandime, të cilat sipas tij i ka dhënë edhe më parë. Topollaj kujton rastin kur Kuvendi në 2019 nisi procedurat për shkarkimin e presidentit pasi anuloi dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe ju drejtua Komisioni të Venecias. Sipas Topollajt Komisioni i Venecias është shprehur për dekretin, pasi tha se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

'Fakti që ja kanë lënë këtë patate të nxehtë kësaj Shoqate Bashkie, e cila ka probleme dhe legjitimitetin për shkak të ndryshimit të anëtarëve, tregon se palët e interesuara për anulimin e 30 qershorit nuk po e trajtojnë seriozisht. Gjykata është në një preson të madh, do të kisha preferuar që GJK të kishte marrë një vendim, i vetmi organ që gjykon mbi kushtetutshmërinë e tij është Gjykata Kushtetuese, pasi Komisioni i Venecias jep rekomandime. Për ironi të fatit Komisioni i Venecias ka dhënë një përgjigje për këtë çështje. Kujtojmë se kur ngrit Komisioni i parë për të shkarkuar presidentin, parlamenti ju drejtua Komisionit të Venecias për dekretin që u shty, dhe Komisioni i Venecias tha se Presidenti i Republikës është një tejkalim të kompetencave të tij. Edhe Komisioni i Venecias është shprehur një herë dhe është shprehur qartë. KV është shprehur për çështjen e dekreteve të presidentit mua më duket se është shprehur.'- tha Topollaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Etjen Xhafaj: Maxhoranca e shqetësuar për mosnjohjen e zgjedhjeve nga opozita! Do bashkëpunonim me ta edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri

 

Për deputetin e zgjedhur i PS, Etjen Xhafaj mosnjohja  e rezultatit ët zgjedhjeve të 25 prillit nga opozita, përbën shqetësim për maxhorancën. Në "Repolitix" ai u shpreh se opozita ka një rol për të luajtur dhe se duhet të ketë bashkëpunim për çështjet thelbësore.

"Është problem për maxhorancën që opozita nuk njeh zgjedhjet, sepse në demokraci të gjitha palët kanë një rol. Ka një debat, alternativa, bashkëpunim në çështjet madhore të një vendi. Fakti që pas 2 vitesh pushime këta u kthyen dhe për hir të rrotacionit, pushteti duhet të ndryshojë, rrotacion për hir të rrotacionit nuk ka. Ajo që ka ndodhur rëndomë 4 zgjedhjet e fundit, që presupozohet që hidhet baltë dhe krijohen kriza të paqena, kosto është e të gjithëve jo vetëm e maxhorancës. Ne jemi të shqetësuar për mosnjohjen ezgjehdjeve, pazari është gjëja e fundit që unë dua të diskutoj. Opozita ka një rol për të luajtur, sot më shumë se kurrë, në 2021, kur vijmë pas 2 vitesh kriza, pandemia e tërmeti, kur kemi dy sfida, rimëkëmbja ekonomik dhe integrimi në BE, çështja kryesore që duhet ët pyesim është se çfarë duhet ët bëjmë të gjithë bashkë për të bërë më të mirën. Bashkëpunimi duhet të jetë ato që janë çështje thelbësore për popullin shqiptar", tha Xhafaj.

I pyetur nëse është edhe zgjedhja e Presidentit të ri, në rast të shkarkimit të Metës, apo pas mbarimit të mandatit të tij në korrik të 2022, një motiv bashkëpunimi me opozitën, Xhafaj u shpreh qartazi "po", duke shtuar se një gjë  e tillë do të tregonte frymë bashkëpunimi.

"Do të ishte absolutisht një motiv bashkëpunimi edhe për Presidentin e ri, do tregonte frymë bashkëpunimi se ne mund të kemi një debat civil, të jemi kundërshtar, por jo armiq", shtoi ai.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dru me pre: 24/06/2021 05:54

    N.q.s kushtetuesja merr vendimet nga nje organ i huaj(kujdes vendim,jo mendim),kjo tregon qe ne nuk kemi shtet jemi te paafte.Te gjithe derrat nje turi kane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’