Zgjedhjet e 6 marsit/ Berisha shpalli kandidatët, reagon PD: Sali 'Non-Grata' dhe kandidatët e tij s'kanë lidhje me Partinë Demokratike

Zgjedhjet e 6 marsit/ Berisha shpalli kandidatët, reagon PD: Sali 'Non-Grata' dhe kandidatët e tij s'kanë lidhje me Partinë Demokratike

1639756587_PartiaDemokratike11140x600.jpeg

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit nga ana e Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës të emrave të të gjitha kandidatëve që do t'i nënshtrohen primareve sipas tyre për të kandiduar në zgjedhjet e 6 marsit.

Sipas PD as Berisha dhe as emrat që ai ka publikuar s'kanë lidhje me demokratët dhe Partinë Demokratike.

"Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD.  Me farsën e radhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e 'non gratës' së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij", thuhet në reagimin e PD.


Lajmi kryesor:

Vendoret në 6 bashki/ Berisha zbardh emrat në garë, nesër primaret! PD: Sali 'Non-Grata' dhe kandidatët e tij s'kanë asnjë lidhje me ne


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, dalin nga SPAK me dosje në duar

Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, dalin nga SPAK me dosje në duar