TIRANË- Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh Partinë Demokratike në zgjedhjet e 6 marsit dhe për pasojë as kandidatët e saj. Tritan Shehu në Report Tv thotë se kandidatët janë një shtojcë e Lulzim Bashës, duke i konsideruar ata si një stekë të kryedemokratit.
Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Shehu thotë se Lulzim Basha dhe kandidatët e tij janë kthyer në një patericë të Ramës për ta mbajtur atë në pushtet. Ndonëse Sali Berisha kishte ‘premtuar’ se nuk do t’i sulmonte kandidatët e Bashës, Komisioni i Rithemelimit në çdo takim i ka ‘thumbuar’.
“Nuk është problemi me ata që shkojnë në takim, por me ata që dëmtuan PD, jo me ata që mund t’i votojnë. Ai kandidat ishte i mirëpritur të futej në primare, të votohej dhe të fitonte mbështetjen e plotë të gjithëve për këto zgjedhje. Ju tham kush të dëshirojë të paraqitet në primare dhe po të merrte votat do ishte kandidat i të gjithëve. Ju shmangën votës, nuk janë kandidatët e PD, por stekës së bravës. Ata janë kthyer në paterica të Ramës”, thotë Shehu në Report Tv.
Betejën në këto zgjedhje, Shehu thotë se e kanë me regjimin e Edi Ramës por edhe me çdo mekanizëm që po punon për ta ma mbajtur atë në pushtet, duke nënkuptuar kështu edhe Partinë Demokratike.
“Kemi arritur të krijojmë një koalicion të gjerë, i fitores, nuk ka asgjë më t mirë kur të gjitha forcat bëhen bashkë për të rrëzuar këtë regjim. Nga bashkimi nuk vjen asgjë e keqe. Ne jemi kundër regjimit dhe ata që janë ngjitur regjimit që kërkojnë të shpëtojnë regjimin, patericës së regjimit. Ka dy fronte, ata që duan të shembin regjimin dhe fronti tjetër, fronti i regjimit me patericën. Në këtë përpjekje jemi kundër regjimit dhe çdo mekanizmi që është ngritur për të ndihmuar regjimin nga përmbysja”, vijoi Shehu.
Shehu tha se në këto zgjedhje aspirojnë tw fitojnw disa bashki.
“Aspirojmë të fitojmë disa bashki në zgjedhjet e 6 marsit, do dalim më mirë se çdo herë në këto zgjedhje. Kandidatët janë zgjedhur nga primaret, janë solidë, të aftë për të drejtuar bashkitë”, vijoi ai.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.7%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2379
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Primaret e Berishës, Poli Hoxha: Nuk ka transparencë! Anri Bala: Meta do futet në listë të sigurtë pa u pyetur askush! Mustafaj: Nuk do jenë fasadë
29 Janar, 18:22
-
Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!
29 Janar, 14:25
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
Beqiri në Report Tv: Për 21 janarin ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin! Çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen
28 Janar, 18:44
-
Avokati Beqiri: Belind Këlliçi mafioz i kategorisë së lartë, shantazhon SPAK e BKH, ka prova! Përndjek botuesin Carlo Bollino pse investigon krimet e tij
28 Janar, 18:20
-
'Babalja'/ Relatori për çështjen e Ervin Salianjit, PD sulmon sërish Gjykatën e Lartë: Manipuloi procesin, i zhvendosni ligjet sipas dëshirës
28 Janar, 16:04
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
Komisioni i Ekonomisë/ Investimet Strategjike, afati i aplikimeve shtyhet deri më 2026! PD: Favorizon klientët e Qeverisë
28 Janar, 15:21
-
'Protesta e PD-së nuk ka lidhje me mosbindjen civile', Kikia: Primaret pa standard, pasi mungon kultura demokratike! Opozita nuk ka një skuadër të gatshme për të qeverisur
28 Janar, 13:53