Dinos Sota, i cili do të garojë si kandidatë i pavarur për të drejtuar Bashkinë e Vlorës, ndërsa do të mbështetet nga PD e Sali Berishës dhe pjesa më e madhe e partive opozitare ka kërkuar mbështetjen nga qytetarët e Vlorës në këto zgjedhje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sota thekson përkushtimin për të sjellë ndryshime reale dhe për të ndërtuar një bashki më të mirë për të gjithë qytetarët.
Sota fton qytetarët të kontribuojnë përmes donacioneve në llogarinë e posaçme të fushatës, duke garantuar se çdo fond do të përdoret me përgjegjësi të plotë dhe në mënyrë transparente për aktivitetet elektorale, takime me qytetarët dhe materiale informuese.
‘Zgjedhjet Bashkiake Vlorë, 9 Nëntor 2025! Voto nr.2 Voto: Dionis Sota. Të nderuar miq, bashkëqytetarë dhe mbështetës, si kandidat i pavarur për zgjedhjet bashkiake të 9 nëntorit 2025, unë jam i përkushtuar për të sjellë ndryshime reale dhe për të punuar me gjithë zemër për qytetin tonë. Për të realizuar këtë vizionin të përbashkët për një bashki më të mirë, kam nevojë për mbështetjen tuaj! Fushata ime bazohet në transparencë, integritet dhe dëshirën për të ndërtuar një të ardhme konkrete më të mirë për të gjithë. Çdo kontribut, sado i vogël, do të na ndihmojë të çojmë përpara mesazhin tonë dhe të organizojmë një fushatë dinjitoze.
Si mund të ndihmoni? Ju ftoj të kontribuoni me një donacion në llogarinë e posaçme bankare të fushatës sime: Emri i llogarisë: DIONIS SOTA Numri i llogarisë: AL24 9022 6258 0251 4009 2328 6356. Banka: OTP BANK, Kodi SWIFT: PUPPALTR. Çdo donacion do të përdoret me përgjegjësi të plotë dhe në mënyrë transparente për të mbështetur aktivitetet e fushatës, si takime me qytetarët, materiale informuese dhe organizime për të dëgjuar zërin tuaj. Së bashku mund të bëjmë ndryshimin! Ndani këtë postim, flisni me miqtë dhe familjen tuaj, dhe bashkohuni me ne për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për bashkinë tonë', shkruan ai.
Komente








