Zgjedhjet e brendshme, Veliaj: PS e vetmja forcë që mund të ndryshojë Shqipërinë! Përfundojmë Unazën e Tiranës dhe projektet

TIRANË-Njësia 11 ishte ndalesa e radhës e Erion Veliajt, si Drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës, në vijim të turit informues për zgjedhjet për kryetarët dhe sekretarët ekzekutiv të partisë. I shoqëruar nga deputeti i zonës, Paulin Sterkaj, Veliaj deklaroi nga Lapraka se besimi i dhënë nga shqiptarët në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ishte tregues i fuqisë që ka Partia Socialiste për të rigjeneruar vetveten dhe për të ndryshuar Shqipërinë.

“Ne fituam në Vorë me 70%, fituam në Rrogozhinë mbi 60%. Do të thotë se vetëm me punë dhe disiplinë, kur të tjerët thoshin - ‘Hë more, se njerëzit janë lodhur’ - treguam se mund ta ndryshojmë veten. Për sa kohë kemi mundësi të ndryshojmë veten, do të vazhdojmë të ndryshojmë edhe Shqipërinë, edhe Tiranën. Kur ti nuk ndryshon veten dhe kthen prapë Saliun, 80 vjeç, me të gjithë bëmat dhe çudirat që i bëri këtij vendi, dhe u thua shqiptarëve se kjo është shpresa e PD për të ardhmen, që aty mbaron filmi. Aftësia jonë është tek rigjenerimi”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se PS është e vetmja forcë politike që e mban fjalën e dhënë dhe që nuk bën premtime boshe. Para anëtarëve të asamblesë së Njësisë 11, Veliaj tha se Ilir Meta dhe Sali Berisha gënjyen shqiptarët si në rastin e Astirit.

“Shikoni si përpëliten sot Ilir Meta me Sali Berishën. Ngaqë i mbytën njerëzit në gënjeshtra – jo, po ne nuk do t’ju braktisim, jo, po mbi trupat tanë thoshte Luli, do të marshojnë këta për Astirin – ne jo vetëm vijuam punën, por iku dhe Luli fare. Pra, një parti serioze nuk gënjen dhe nuk premton gjëra që nuk i mban dot”, shtoi Veliaj.

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës siguroi se puna për transformimin e Tiranës do të vijojë, sikurse është edhe përfundimi i Unazës së Tiranës, që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjete në kryeqytet. “Puna do të vazhdojë, Unaza e Tiranës duhet të mbarojë. E keni vënë re sa është rritur Tirana? Është rritur kryesisht në portat hyrëse të qytetit, siç është Njësia 6 apo Njësia 11, ose tek Fresku, Astiri, pasi edhe çmimet janë më të lira, kanë edhe njerëz nga komuniteti i tyre”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë kërkoi mobilizim të gjithë strukturave për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme dhe për të afruar njerëz të rinj. Duke e konsideruar PS si forcën më emancipuese në vend, Veliaj nënvizoi se edhe në procesin e riorganizimit, vajzat dhe gratë zënë një hapësirë të rëndësishme.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatosi: 12/06/2022 18:48

    MOR MASKARA,,VELIAJ,,,PISA NJEREZ JENI TE GJITHE JU,,, PER TEATRIN THATE SE I GJETET PARATE,,,AKOMA TEATRI I PABERE,,,THATE DO NDERTONIT UNAZEN ,,U KAPET ME PRESH NE DUAR ME 1 KM 22 MILION,,EURO...vjedhja vazhdon me inceneratoret,,THE QE NE TIRANE S'DO KETE NDERTIMET PALLATESH,,,KE DHENE QINDRA LEJE,,,DO VIJE DITA DHE DO JAPESH LLOGARI PER KETO LEJE,,prandaj nuk te fut europa,,,se e di qe vidhni nate e dite....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?



×

Lajmi i fundit

John

Pas 5 vitesh mungesë Adele ngjitet përsëri në skenë! Tregon emocionet e rikthimit