Zgjedhjet e Dibrës, Basha:
Po shantazhohen mësuesit

Zgjedhjet e Dibrës, Basha:<br />Po shantazhohen mësuesit
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të drejtorit të arsimit në Dibër së e ka shantazhuar në telefon. Basha deklaron se Rama mori sot në mbrojtje horrin e tij që menaxhon arsimin në Dibër, në vend që të mbante qëndrim për presionët që u bën mësuesve për t'i larguar nga puna. Sipas Bashës Rama konfirmoi publikisht se qëndron vetë pas kësaj skeme të dhunimit të votes

Në vend që të verifikonte e të mbante qëndrim për krimin skandaloz të Drini Gjecit që ju valevit mësuesve njoftimin e largimit nga puna, nëse nuk votojnë kandidatin e qeverisë në zgjedhjet e 11 shtatorit, Edi Rama mori sot në mbrojtje horrin e tij që menaxhon arsimin në Dibër. 
Me këtë akt, ai konfirmoi publikisht se qëndron vetë pas kësaj skeme të dhunimit të votes, të perdorimit të pushtetit për të grabitur vullnetin e lirë, duke luajtur me bukën e arsimtarëve dhe femijeve të tyre
”, shkruan Basha në “Facebook”.

Sipas Bashës, Shantazhi që u bëhet mësuesve të Dibrës do të marrë përgjigjën e merituar dhe kërcënimet nuk e zhbëjnë dot vullnetin e dibranëve. Ai u bën thirrje arsimtarëve dhe të gjithë të punësuarve të tjerë në Bashkinë e Dibrës të mos bien pre e presioneve

Rama e legalizoi këtë krim përmes Luizes se tij të arsimit e cila prej 3 vitesh i ka kthyer drejtorite arsimore në qendra korrupsioni ku paguhen mijëra euro për një vend pune dhe në motele ku trafikohen mesueset e reja për kënaqesinë e pushtave të rilindjes. 
Shantazhi që u bëhet mësuesve të Dibrës do të marre pergjigjen e merituar. Kercenimet e horrave te Rames nuk do ta zhbejne dot vullnetin e dibraneve. I bej thirrje Prokurorise të nisë menjëherë hetimin për krimin zgjedhor të këecënimit për votën. 
Ju bëj thirrje arsimtarëve dhe të gjithe të punesuarvë të tjerë në Bashkine e Dibres te mos bien pre e presioneve dhe kercenimeve dhe i siguroj se cdo zuzar qe guxon ti shantazhoje do te perballet me ligjin.
Ndersa Edi Rama dhe shpura e horrave qe ka dislokuar ne Diber per te trembur dhe dhunuar dibranet duhet ta dijne se po luajne me zjarrin.
Zemerata e sovranit te dhunuar, vjedhur dhe poshteruar do të përveloje cdo rryshfet, cdo kercenim, cdo bandit e mercenar bashke me shefin e tyre
”, mbyll shkrimin e tij në facebook Basha.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital