Drejtori i Arsimit Dibër, Drini Gjeci akuzon se politika po ndërhyn në sistemin arsimor të zonës. Gjeci është shprehur në një prononcim për mediat se vetë kryetari i opozitës, Basha e ka telefonuar për t’i bërë presion.

‘’Gjatë ditëve të fundit kam marrë një telefonatë nga kryetari i Partisë Demokratike  Lulzim Basha përmes të cilës është tentuar që të më intimidojnë në kryerjn e detyrës sime si drejtues i Drejtorisë Arsimorë të Dibrës’’, është shprehur Gjeci. 

Gjeci ka ganatuar se do të respektojë pikë për pikë çdo detyrim ligjor në aktivitetin e institucionit që drejton. ''Nuk do të pranoj në asnjë rast ndërhyrjet dhe as presionet politike që synojnë të përbaltin institucionet'' është shprehur Gjeci. 

Drini Gjeci është akuzuar ditën e sotme nga Partia Demokratike se kërcënon mësuesit që të votojnë kandidatin e qeverisë në zgjedhjet bashkiake në Dibër, në të kundërt do të largohen nga puna. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com