Zgjedhjet e Dibrës,Rama banorëve të
lagjes Bulke: Do e lidhim me unazën 

Zgjedhjet e Dibrës,Rama banorëve të<br />lagjes Bulke: Do e lidhim me unazën 
Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Dibrës Dr.Muharem Rama zhvilloi sot një takim me banorët e zonës së Bulkes, një prej lagjeve më të vjetra të qytetit të Peshkopisë, ku iu ka premtuar banorëve se me ardhjen e tij në krye të bashkisë do të mundësohet lidhja e lagjes me unazën e madhe.

Rama shoqërohej në këtë takim nga drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë për Drejtësi, Integrim e Unitet për këtë zonë të cilët ju bënë thirrje mbështetësve të tyre të votojnë në 11 Shtator për kandidaturën e Dr. Muharem Ramës.

Ndërkohë, vet kandidati Rama duke ju drejtuar të pranishmëve shpalosi disa prej planeve të tij konkrete për zhvillimin urban të kësaj zone dhe zgjidhjen e problemit të infrastrukturës rrugore e kanalizimeve.

Jo rastësisht i nisëm takimet në këtë lagje, në një nga lagjet më të vjetra të qytetit. Do të bëjmë sistemimin e shkallëve. Në kuadër të projektit të madh që është nisur, unaza dhe pedonalja e Bashkisë Peshkopi, kemi një projekt konkret edhe për këtë lagje.  Ky projekt do të gjejë zbatim shumë shpejt me fitoren e bashkisë. Do të sistemojmë rrugën e cila ka qenë në një gjendje mizerabël, do të mundësojmë lidhjen e kësaj rruge me unazën e madhe. Kjo rrugë do të bëhet me ndricim dhe standarde bashkëkohore. Do të sistemojmë edhe rrjetin e kanaleve të zeza, i cili aktualisht është tepër i amortizuar dhe problematik. Këto premtime ne do ti mbajmë dhe me fitoren e bashkisë do ti bëjmë të zbatueshme dhe do ti kthejmë në realitet”, u shpreh Rama.

Kandidati i së majtës kërkoi nga mbështetësit që të takojnë qytetarët shtëpi më shtëpi për ti garantuar se me fitoren e 11 Shtatorit do të bëhen realitet projektet për një qytet ashtu siç e meritojnë dibranët.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor