Zgjedhjet e FSHF në Gjykatë, Fino: Duka po kërkon një gjyqtar 'kamikaz', presione dhe nga partitë

Ish-kandidati për president të FSHF, deputeti socialist, Bashkim Fino akuzon për presione ndaj gjykatës lidhur me Asamblenë zgjedhore të FSHF-së në 7 shkurt. Fino akuzon rivalin e tij, Armand Duka se po kërkon një gjyqtar për interesat e tij me qëllim manipulimin e procesit.

Fino thotë se ka tentativa deri në manipulimin e shortit të gjyqtarëve që do shqyrtojnë çështjen. Sipas Finos, kryetarja dhe kancelari i Gjykatës janë në krah të Armand Dukës.
 

Sot, dua të denoncoj tentativat për të bërë presion, apo që të gjejnë një gjyqtar "kamikaz", për të bërë shkelje të rëndë, e cila u leverdis xhepave të Armand Dukës dhe miqve të tij politikanë. Dua të denoncoj ndërhyrjen e eksponentëve të Partive politike, tek funksionarë të lartë të Gjykatës. Kam dyshime të forta që ka pasur tentativa për manipulim shorti nga ana e Kryetares së Gjykatës, Enkeledi Hajro. Kryetarja e Gjykatës është një militante e deklaruar e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka qenë edhe shefe kabineti e Flamur Nokës dhe Eduart Halimit. 

Bashkim Fino, ish-kandidat për president të FSHF

Deklarata e plotë e Finos:

Ashtu si pata premtuar, vazhdoj me seriozitet luftën kundër padrejtësive dhe manipulimeve në futboll. Tashmë dihet që Asambleja Zgjedhore e FSHF nuk u regjistrua nga Gjykata, pasi Federata nuk siguronte dot ligjshmërinë e anëtarëve që votuan. Një vendim i marrë në përputhje të plotë me ligjin nga ana e gjyqtares Marinela Osmani Nuni. Por, nuk e kisha menduar, që parti politike do interesoheshin dhe do tentonin të hynin në këtë proces drejtësie.

Sot, dua të denoncoj tentativat për të bërë presion, apo që të gjejnë një gjyqtar "kamikaz", për të bërë shkelje të rëndë, e cila u leverdis xhepave të Armand Dukës dhe miqve të tij politikanë. Pavarësisht se ishte vendim i formës së prerë, FSHF nuk e apeloi. Por, në mënyrë dhe arsye absurde, në gjykatë u kërkua përjashtimi nga çështja i gjyqtares Marinela Osmani Nuni nga ana e FSHF dhe pa asnjë argument ligjor, u pranua nga gjyqtarja tjetër Manjola Bejleri.

Pasi çështja u hodh sërish në short për tu regjistruar, i bie gjyqtarit Julian Haxhiu, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Apelit në FSHF. Ky gjyqtar, u detyrua të japë dorëheqjen, për një konflikt të pastër interesi. Dua të denoncoj ndërhyrjen e eksponentëve të Partive politike, tek funksionarë të lartë të Gjykatës. Kam dyshime të forta që ka pasur tentativa për manipulim shorti nga ana e Kryetares së Gjykatës, Enkeledi Hajro. Kryetarja e Gjykatës është një militante e deklaruar e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka qenë edhe shefe kabineti e Flamur Nokës dhe Eduart Halimit. 

Nga ana tjetër, kancelari i Gjykatës, Donald Xhelili, është një simpatizant i deklaruar i LSI dhe ka qenë një nga personat më pengues në procesin e vënies drejtësi në Gjykatë. Mbi të gjitha, është e çuditshme se si vazhdon të jetë në këtë detyrë, pasi ONM e njollosi, si person me përvojë të pamjaftueshme dhe pasuri të pajustifikuar.

Sot, çështja është në duart e një tjetër Gjyqtari, tek e cila kam besim dhe shpresoj se ligji do jetë më i rëndësishëm, se sa ndërhyrjet partiake të eksponentëve që janë në Gjykatë. Për këdo që mendon se Gjykata është vend për ndere, manipulime apo qoka, jam i lumtur që të gjithë do i nënshtrohen procesit të Vettingut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UPSSSSSSSSSSS: 01/06/2018 14:13

    Te flasesh per ndere personale , eshte absurditet kur flet dhe zbardh nje vendim gjyqtari sepse SHKRUHET " Ne emer te Republikes " dhe Fino nuk ka faj ,se jena bere vend barsaletash , por si ligj-venes qe eshte + pervojes FINO eshte president i padiskutushem i FSHF. Jo per gje por dhe kupen per kampionatin ja dha Presidenti Republikes se per momentin nuk kemi as FSHF as president FSHF dhe kete Duka akoma se ka " KUPTUAR"

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 31/05/2018 22:40

    O Fino e ke kot nuk e ha dot me Duke Putinin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin