Zgjedhjet e Himarës, kutia që i surprizoi të gjithë, Tavo fitoi 98% të votave në fshatin Tërbaç! 7 vota mori Gjikuria, 3 ishin të komisionerëve
Moment nga procesi i numërimit të kutive në Himarë
Himare- Kandidati socialist Vangjel Tavo fitoi me një diferencë të ndjeshme votash ndaj rivalit të tij opozitar Petro Gjikuria. Por përveç 1477 votave diferencë, ose më shumë se 17% nga përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ra në sy detaji i disa kutive në fshatrat e zonës së Vlorës, që janë nën administrim nga Bashkia Himarë dhe që i kanë dhënë avantazh të ndjeshëm socialistit Tavo.
Sipas shifrave zyrtare nga Komisioni i Numërimit Himarë, por edhe KQZ në grafikët sqarues, bie në sy se socialisti ka marrë bindshëm vota në Lumin e Vlorës, pikërisht në fshatrat Tërbaç, Vranisht, Bolenë e Kuç.
Foto: Tabela e rezultateve të KQZ-se për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, për Hore Vranisht
Më e veçanta ka qenë ajo e kutisë 4589, në fshatin Tërbaç, ku pas numërimit rezultoi se Tavo mori 330 vota, kurse rivali i tij Gjikuria 7 vota, teksa 3 prej tyre supozohet se ishin votat e komisionerëve të opozitës. E përkthyer në shifra elektorale, në këtë qendër Tavo ka fituar me 98% e votave, rast gati i paprecedentë në zgjedhje.
Foto: Tabela e rezultateve të KQZ-se për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, për qendrën e fshatit Tërbaç.
Në total sipas KQZ, Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, i cili ka marrë 3545 vota.
Foto: Tabela e rezultateve të KQZ-së për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, për Lukovën
Siç paraqesin dhe shifrat e KQZ-së, nga 36 kuti, Tavo ka fituar me 58.62 % të votave, kurse Gjikuria pak më shumë se 41%. Tani pritet vetëm që KQZ të ligjërojë mandatin e kryebashkiakut të ri.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
81.4%
-
Jo
11%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 1094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
8 Shtator, 07:02
-
Vlorë/ Sherr mes dy të rinjve, njëri përfundon në spital! Arrestohet tjetri
7 Shtator, 21:21
-
Vlorë/ Zjarr në malin e Shashicës në Tragjas, era favorizohen përhapjen e flakëve
7 Shtator, 21:16
-
Festivali ‘MareMeum’ magjeps qytetin e Vlorës, dy artistët italianë performojnë ‘live’ për publikun shqiptar
7 Shtator, 20:07
-
Fredi Beleri tregon shokët që bëri në burg dhe një falederim për Ramën: Zyra miqësi me Kokën, Gjicin, Bllakon, ja debatet e socialistëve dhe çfarë thoshin për arrestimet
7 Shtator, 14:03
-
Borsh/ Turisti ukrainas kishte shkuar larg duke notuar, shpëtohet nga policia
6 Shtator, 20:16
-
Shiste lëndë narkotike në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 35 vjeçari! Sekuestrohen 100 doza kokainë
6 Shtator, 13:55
-
Vlorë/ Çifti i bashkëshortëve hiqeshin si zyrtarë dhe mashtruan biznesmenin himarjot për 8 mijë euro, arrestohen! Në pranga edhe mikesha e tyre (VIDEO+DETAJET)
6 Shtator, 12:53
-
Sarandë/ Ishin duke transportuar lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë 20-vjeçari dhe shoqëruesi i tij (EMRAT)
5 Shtator, 10:34
-
Hajduti vjedh 4 celularë në spitalin e Vlorës, momenti kur futet natën në dhomat e pacientëve
4 Shtator, 14:22
-
Porti i jahteve në Vlorë, nis prishja e objekteve te ‘1 Maji’
4 Shtator, 14:01
-
Vrau recepsionistin e ‘Greccia’ në Dhërmi, 43-vjeçari ende në qelitë e Greqisë! Kërkon ekstradimin në Britani të Madhe
4 Shtator, 13:35