Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj zhvilloi një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
 
Ministri Demiraj kërkoi nga drejtuesit dhe efektivët e Policisë së Qarkut Elbasan punë intensive për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, për një proces zgjedhor të sigurt e të qetë, luftë pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, monitorimin e goditjen e grupeve të ndryshme kriminale që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor.
 
Takimi i sotëm në Elbasan është në vijim të takimeve intensive që ministri Demiraj po ndërmerr në gjithë Drejtoritë Vendore të Policisë së Shtetit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com