Zgjedhjet e Kongresit të PS, Klosi:
Kandidatët test për pastërtinë ligjore

Zgjedhjet e Kongresit të PS, Klosi:<br />Kandidatët test për pastërtinë ligjore
Të gjithë kandidatët të cilët do të votohen për të qenë anëtar të Kongresit do të testohen përsa i përket pastërtisë së figurës së tyre nga aspekti ligjor. Faktin e ka bërë të ditur Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i cili ka theksuar se emrat do të testohen, në një kohë kur në disa qarqe të vendit kanë nisur proceset e votimit për anëtarët që do të zgjidhen për në Kongres.

Në përzgjedhjen e kandidatëve është përmbushur edhe kriteri që jo më shumë se 40 përqind e kandidatëve për delegatë të Kongresit të kenë një funksion shtetëror si dhe kriteri që ata të kenë vlera morale e shoqërore dhe pastërti ligjore të figurës së tyre. Kandidatët e propozuar janë me arsim të lartë dhe mjaft prej tyre edhe me kualifikime pasuniversitare etj” ka thënë Klosi.

Për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit është ngritur infrastruktura e nevojshme zgjedhore. Përveç Komisionit të Zgjedhjeve të partisë në qendër, janë ngritur dhe sot funksionojnë Komisionet e zgjedhjeve bazë bashkie dhe Komisionet bazë Njësie Administrative, të cilat janë organet përgjegjës për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit. Qendrat e Votimit janë të ngritura në secilën nga 151 njësitë administrative të qarqeve të përfshira në votimin e sotëm për zgjedhjen e delegatëve.
 
Sipas tij, në këto zgjedhje të delegatëve të Kongresit anëtarësia e partisë hyn e rritur numerikisht dhe nga ana kualitative. Deri më 31 dhjetor 2015, datë që sipas Kodit të zgjedhjeve në parti përcakton anëtarësinë e partisë që merr pjesë në proceset zgjedhore sipas parimit “Një anëtar, një votë” për gjashtëmujorin e parë të vitit në të cilin jemi, Berati e Elbasani kanë një anëtarësi 12 përqind më të madhe nga fillimi i procesit të zgjedhjeve, Korça 19 përqind dhe Fieri 32 përqind.
 
Sot Partia Socialiste hyn në një fazë të re të procesit të zgjedhjeve për ripërtëritjen e organeve të saj. Pas përfundimit të zgjedhjeve në Organizatat Socialiste, sot dhe në dy fundjavat e tjera të muajit shkurt, anëtarësia e partisë do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të organit më të lartë të partisë, të Kongresit” shtoi ai.
 
Sipas Statutit të Partisë, Delegatët e Kongresit zgjidhen sipas parimit “Një anëtar – një votë”. Në bazë të vendimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë, të muajit korrik të vitit të kaluar, është përcaktuar që të zgjidhet një delegat për 100 anëtarë partie. Delegatë të Kongresit do të zgjidhen edhe nga strukturat e Partisë Socialiste në emigracion.
 
Sot do të zgjedhin delegatët e Kongresit të Partisë anëtarësia e Partisë Socialiste e katër qarqeve,  Berat, Fier, Elbasan e Korçë. Më shumë se 34 mijë anëtarë të këtyre 4 qarqeve, prej të cilëve 5 mijë anëtarë partie të qarkut të Beratit, 8 mijë e 800 anëtarë të qarkut Elbasan, 12 mijë anëtarë të qarkut Fier dhe 8300 anëtarë partie të qarkut Korçë, do të zgjedhin 49 delegatë në Berat, 87 delegatë në Elbasan, 118 delegatë në Fier dhe 82 delegatë në Korçë.
 
Në zgjedhjet e ditës së sotme konkurojnë afro 1000 kandidatë për delegatë të Kongresit të propozuar nga anëtarësia e partisë e 23 bashkive në përbërje të të cilave janë 151 njësi administrative. Sipas kritereve të përcaktuara 50 përqind e kandidaturave janë shoqe dhe një e treta e tyre janë të moshës 18 - 25 vjeç.

Një numër i madh anëtarësimesh janë bërë gjatë muajve janar e shkurt të këtij viti. Në të gjitha strukturat po punohen për arritjen e objektivit të përcaktuar që në 25 vjetorin e partisë anëtarësia e PS të jetë 150 mijë anëtarë, e cila do të përbëjë një force vitale dhe një mbështetje të garantuar për reformat e ndërmarra nga Qeveria dhe Kryeministri e Kryetari i PS, Edi Rama.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv