Zgjedhjet e parakohshme/ KQZ: Fushata zgjedhore në Kosovë do të zgjasë 10 ditë

Zgjedhjet e parakohshme/ KQZ: Fushata zgjedhore në Kosovë do të zgjasë 10 ditë

Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare fillon më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor.

Ky vendim është marrë të martën në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ-ja po ashtu ka bërë të ditur se deklarimi për koalicione parazgjedhore nga ana e subjekteve politike fillon më 27 gusht dhe përfundon më 30 gusht, ndërsa aplikimi për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 27 gusht dhe përfundon më 6 shtator.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës do të mbahen më datën 6 tetor.

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme pason dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, më 19 korrik.

Kuvendi i Kosovës u shpërnda më 22 gusht, me 89 vota për, një kundër dhe dy abstenime. REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren