Në 38 komunat e Kosovës votat për kandidatët për deputetë në 28 dhjetor do tu nënshtrohen sërish procesit të numërimit. Procesi kishte nisur në 10 komuna ndërsa Komisioni qëndror zgjedhor I cili u mblodh këtë të hënë pasi analizoi një raport nga I cili u evidentuan parregullsi dhe tjetërsime të konsiderueshme të vullnetit të qytetarëve vendosi që të bëhet një rinumërim I plotë për të gjitha komunat. 

“Për dallim nga votat për subjektet politike, të dhënat për kandidatët pas rinumërimit, paraqesin një shkallë të lartë të pasaktësive në numërim. Sipas raportit nga vendvotimet e rinumëruara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36,007 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 20,978 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në QKN”, Kreshnik Radoniqi.

Pas analizimit të të dhënave, kreu i KQZ së Kosovës, tha se rasti I Prizrenit ishte ai më shkeljet më të mëdha.

“Analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem.  Pas rinumërimit në QNR të komunës së Prizrenit janë zbritur nga rezultati 29,343 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN të Prizrenit. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 16,366 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në këtë QKN”, tha Radoniqi.

Në komunat e tjera të Kosovës sipas kreu të KQZ nuk janë vërejtur ndryshime të mëdha në votat e kandidatëve, edhe pse në vendvotime të caktuara janë të qarta ndryshime me të mëdha tek disa kandidatë, pas një vlerësimi të procesit. KQZ shkarkoi të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit dhe rastin njoftoi se do ia përcjelli prokurorisë.